Mediat e Kosovës kanë raportuar mbrëmjen e djeshme se ishte planifikuar një atentat me shënjestër kreun dhe disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në lidhje me ngjarjen kanë reaguar autoritetet policore të Kosovës, të cilat kanë bërë me dije detaje në lidhje me ngjarjen.
“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, u shpreh Krasniqi.
Mediat vendase kanë raportuar se kërcënimi është denoncuar nga organet gjermane të sigurisë, pasi kishin rënë në gjurmë të një përgjimi ku flitet për një atentat direkt ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie.
Mendohet se organizimi i atentatit do të kishte motive politike. Përveç kreut të LDK, Lumir Abdixhiku, shënjestër e atentatit do të ishin dhe deputetët Abdullah Hoti ish-kryeministër, Armend Zemaj dhe Arben Gashi.