Një ton kokainë u sekuestrua në Portin e Savonës në Itali. Droga ishte fshehur në pjesën e zhytur të anijes tregtare dhe u gjet nga zhytësit nga Seksioni i Operacioneve Detare të Savonës.
Dyshohet se shqiptarët ishin porositësit dhe pritësit e kokainës. Ngarkesa e sotme shkruajnë mediat italiane u përket 5 shqiptarëve të arrestuar më 2 janar, të cilëve iu gjetën 353 kg lëndë narkotike në dhomën e hotelit.
Ndërkohë mësohet se në total në atë periudhë u arrestuan 14 persona, 5 prej të cilëve ishin edhe shqiptarët.
Ngarkesa me lëndë narkotike u sekuestrua nga Policia Financiare e Barit dhe ishte e ambalazhuar në 26 mbështjellës. Sakaq operacioni është pjesë e hetimeve të Fiamme Gialle të Barit