osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Thellohet skandali i korrupsionit në BE, ish-eurodeputeti italian bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe pranon të tregojë të vërtetën

Thellohet skandali i korrupsionit në BE, ish-eurodeputeti italian bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe pranon të tregojë të vërtetën

Italiani Pier Antonio Panzeri, figura kyç dhe i pandehuri kryesor lidhur me skandalin e korrupsionit në BE, sipas të dhënave të drejtësisë, do të tregojë të vërtetën dhe mund të përfitojë ulje të dënimit.

Ad

Finalizohet operacioni/ Regjistruan tokën e një personi si të tyren, arrestohet ish juristi i hipotekë dhe disa të tjerë. Zbardhen detajet
Moti i keq ‘pushton’ vendin/ Në Durrës po ndodh stuhi detare, merret vendimi për tragetet
Emocionuese! Kiara Tito mbetet pa fjalë dhe merr surprizën e madhe për ditëlindje nga Luizi, këngëtari emocionoi pa masë moderatoren, banorët dhe gjithë publikun (VIDEO)
Sikurse njoftoi prokuroria në Bruksel, ish-eurodeputeti nënshkroi një marrëveshje, në bazë të së cilës ai do të bashkëpunojë ngushtë me drejtësinë belge. Në këmbim atij do t’i reduktohet masa e dënimit. Autoriteti e quajti këtë një “zhvillim të rëndësishëm”.

Pier Antonio Panzeri është italian dhe konsiderohet si një aktor i rëndësishëm në skandalin, që zbuluan hetuesit belg në dhjetor. Bëhet fjalë për influencë nga Katari dhe Maroku ndaj vendimeve politike të Parlamentit të BE-së.

Në fokus krahas Panzerit janë edhe ish-nënpresidentja e Parlamentit Europian Eva Kaili dhe bashkëshorti i saj Francesco Giorgi, i cili punonte si asistent i një deputeti në parlament. Panzeri sipas gazetës belge “Le Soir” është akuzuar nga Giorgi, sikur ka qenë shef i një organizate të pandehur, që përdorej nga Katari dhe Maroku për të ndërhyrë në çështjet europiane.

Eva Kaili nga Greqia, ish-nënpresidentja e Parlamentit të BE-së, ndodhet gjithashtu në arrest hetimor. Tre të akuzuarit ndodhen ndërkohë në arrest hetimor. Ata akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim paraje dhe korrupsion. Sipas prokurorisë Panzeri nënshkroi marrëveshjen në prani të avokatit të tij. Autoriteti e cilësoi 67 vjeçarin një ndër „figurat kyç” në këtë rast.

Dënimi me burg do të shkurtohet

Panzeri është zotuar që t’u japë hetuesve informacione të detajuara për strukturat kriminale. Sipas këtyre të dhënave, ndër të tjera ai do të zbulojë emrat e atyre, që kanë pranuar ryshfet, avantazhet që janë premtuar dhe arranzhimet financiare me vendet e tjera.

Në këmbim ish-deputeti do të ketë një dënim të shkurtër me burg dhe do t’i duhet të paguajë një gjobë. Përveç kësaj do të sekuestrohen disa vlera nga pasuria e përvetësuar, që ndërkohë vlerësohet të jetë rreth një milionë euro. Pak para kësaj prokuroria vuri në dukje, se Panzeri e kishte tërhequr kërkesën për apelim në dhjetor kundër mbajtjes së tij në arrest hetimor.

Panzeri nga viti 2004 deri më 2019 ka qenë deputet socialdemokrat në Parlamentin Europian. Së fundi ai drejtonte organizatën joqeveritare Fight Impunity. Kjo organizatë është vënë nën lupën e hetuesve belg. Gjatë kontrolleve në dhjetor hetuesit gjetën 600.000 euro, si bankënota tek Panzeri.

Rregullim i dëshmitarit kyç si tek mafia

Sipas prokurorisë në këtë rast është aplikuar i ashtuquajturi ligji pentiti (i të penduarve). Ky emërtim i ligjit i referohet ligjit italian për rregulloren mbi dëshmitarët kyç të çështjes. I penduari zotohet të japë “të dhëna thelbësore, të plota dhe detajuara për zbardhjen e rastit si dhe të vërtetën” lidhur me pjesëmarrjen e të tretëve dhe pjesëmarrjen e vet.

Zbulimet e drejtësisë belge më 9 dhjetor tronditën Parlamentin e BE-së. Presidentja e Parlamentit, Roberta Metsola deklaroi reformat e para, që synojnë ta bëjnë parlamentin më transparent dhe më pak të prekshëm nga korrupsioni.

Ndër të tjera është fjala për rregulla më të ashpra për ish-deputetë, që duan të bëjnë punë lobuese në Parlamentin Europian. Po ashtu në të ardhmen të gjitha takimet e deputetëve me të tretë, në të cilat merren vendime ose bëhet fjalë për një raportim, duhet të bëhen publike. Pasi u bënë publike akuzat e hetuesve belgë, Parlamenti në dhjetor pothuajse unanimisht e shkarkoi zëvendëspresidenten Kaili. Këtë të mërkurë (18.01) merret vendimi për pasuesen në këtë post./DW