“Unë dua ta qartësoj këtë. Pa dyshim që kam dëgjuar komentet lidhur me deklaratën e bërë nga Ministri I emigracionit.
Çfarë njerëzit duhet të kuptojnë është konteksti brenda të cilit është bërë ajo deklaratë. Ai po monitoronte fluturimin me avionë të personave që do të kthehen në Shqipëri, ju nuk keni asnjë të drejtë të qëndroni në Mbretërinë e Bashkuar.
Tani unë e kuptoj përse jemi të gjithë të shqetësuar për të mos veçuar asnjë grup individësh, por ne duhet gjithashtu të pranojmë se verën e kaluar pamë një rritje masive, ku shtetasit shqiptarë përbënë nacionaliteti më domethënës që udhëtuan në Mbretërinë e Madhe.
Edhe siç e përmenda, ne tani po garantojmë që ata që nuk kanë të drejtë të udhëtojnë në mënyrë të paligjshme të kthehen, por ne e dimë që kjo ka të bëjë me emigrantët e paligjshëm. Por ajo që nuk duam është të veçojmë shqiptarët apo ata që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe kontribuojnë në shoqëri.
Dhe unë dua të lexoj atë që kryeministri britanik tha rreth kësaj, në fund të vitit të kaluar, kur ai së bashku me kryeministrin tuaj, kur diskutuan këto çështje, mirëpritën jo vetëm partneritetin e ngushtë dhe afatgjatë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë që është në një sërë fushash, siç është tregtia, investimet, mbrojta, siguria kibernetike, por Kryeministri gjithashtu pranoi kontributin pozitiv të komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ranë dakord të bëjnë më shumë së bashku, për probleme siç është edhe emigracioni I paligjshëm.
Tani, kryeministri ishte shumë I qartë se ketë mund ta bëjmë vetëm përmes partneritetit dhe për këtë arsye ne kemi Komunikatën e Përbashkët dhe pse po punojmë kaq ngushtësisht bashkë”, deklaroi ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith.