Një vdekje tragjike për shkak të një borxhi ka ndodhur në Greqi.
Llogaritari grek, që u gjet i varur në shtëpinë e tij në Moschato mbrëmjen e së hënës, ishte baba i dy fëmijëve. Nëna e tij e tronditur foli për Alpha, duke e cilësuar 50-vjeçarin si një “baba të dashur”.
“Oh Virgjëresha ime, çfarë të pres tjetër, Krishti im. Ai ishte një baba i dashur. Kudo që shkonte merrte me vete fëmijët e tij, madje edhe në futboll. Ai kishte një familje të bukur. Ai ishte një personazh i qetë dhe i dashur nga njerëzit. Ai gjithashtu kishte krijuar një ekip të tijin”, tha ajo e shkatërruar.
“Të kesh një vdekje të tillë? Çfarë dëmi kishte bërë? Çfarë kishte bërë ai për të merituar një vdekje të tillë?’ shtoi më pas ajo.
Autoritetet greke po tentojnë të bashkojnë copat e “puzzle”. Gruaja dyshohet se u ka pohuar oficerëve se 50-vjeçari i kishte borxh. Në takim, burri ka qenë i dëshpëruar pasi nuk ka mundur t’i japë paratë 47-vjeçares.
Gjatë takimit, sipas 47-vjeçares, ka ndodhur një përleshje, ku ajo ka marrë një kordon dhe ka tentuar ta mbysë 50-vjeçarin. Më pas, ai ka kërcënuar se do të vrasë veten. Sipas dëshmisë së saj, pasi ka tentuar ta mbyste, 50-vjeçari i ka thënë: “Nuk duroj dot më, do vras veten”.
Tanea.gr