Një avion me 72 persona në bord është rrëzuar në aeroportin Pokhara në Nepalin qendror, ku raportohet për 42 viktima. Një qytetar ka filmuar momentin e fundit të avionit, ku shihet se bën një kthesë dhe më pas shpërthen.
Referuar asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, në bord ishin 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Mes pasagjerëve kishte shumë të huaj, 5 indianë, 4 rusë, një irlandez, 2 koreano-jugor, 1 francez, 1 argjentinas, 1 australian. Televizioni shtetëror raportoi se disa trupa ishin nxjerrë nga vendi i përplasjes, teksa mbeten të paqarta shkaqet.
Avioni u rrëzua midis aeroportit të vjetër dhe Aeroportit Ndërkombëtar Pokhara , në rrethin Kaski, rreth 200 km në veriperëndim të Katmandu.
Vitin e kaluar një avion me 22 persona në bord u rrëzua në malet e Nepalit. Një tjetër aksident daton në vitin 2018, në atë rast humbën jetën 49 persona.
Momente nga operacioni i kërkim-shpëtimit