Në vitet e fundit eksplorimi i hapësirës është bërë një përparësi kryesore për Kinën pasi ajo dëshiron të bëhet nja fuqi e madhe hapësinore deri në vitin 2030. Një grup shkencëtarësh kinezë kanë zhvilluar dronë që teorikisht mund të qëndrojnë në ajër për një kohë të pacaktuar falë lazerëve me fuqi të lartë.
Profesori Li Xuelong së bashku me kolegët e tij në Universitetin Politeknik Northwestern (NPU) zhvilluan konceptin e dronëve të mundësuar nga foto qeliza dhe një lazer që gjurmon lëvizjen e dronit për të qëndruar të fokusuar në qeliza.
Në një eksperiment të fundit, ekspertët nga NPU demonstruan me sukses një proces autonom të karikimit të baterisë së dronit të çiftuar me një sistem inteligjent të transmetimit të sinjalit dhe të përpunimit të të dhënave, duke treguar se teorikisht mundësinë që të mbahen dronë të tillë të pajisur në ajër pa kufizime.
ataköy escort bayan
Është një sfidë shumë më e madhe sesa mund të duket, për shkak të problemeve të shumta që lindin gjatë përpjekjes për të fuqizuar dronët me lazer. Sfida e para është, sigurisht lëvizja e vazhdueshme e vetë dronëve pasi dronët të cilët nuk janë në lëvizje nuk do të ishin të dobishëm.
Por krijimi i një sistemi që do të bënte të mundur lëvizjen rreze lazër në kohën e duhur dhe të sinkronizuar më qëllim qëndrimin e fokusuar.
Në varësi të distancës së dronit nga burimi i rrezes lazer, edhe zhvendosjet mikroskopike të emetuesit të lazerit mund të çojnë në një zhvendosje të madhe të vetë rrezes lazer, prandaj kërkohet jo vetëm saktësi e jashtëzakonshme në drejtimin e emetuesit, por edhe aftësia për të parashikuar se ku do të jetë droni në fraksionin tjetër të sekondës.
Një problem tjetër është fakti se përbërja e atmosferës nuk është uniforme dhe e pandryshueshme, por ndryshon rregullisht nën ndikimin e mikroklimës lokale.