osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“SPAK” vegtëm gogol, dështon përsëri: Apeli i GJKKO i jep pafajsinë Komisioneres Etleda Çiftja

“SPAK” vegtëm gogol, dështon përsëri: Apeli i GJKKO i jep pafajsinë Komisioneres Etleda Çiftja

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të enjten më 12 janar 2023 të lërë në fuqi vendimin e pafajësisë së shkallës së parë për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja, duke rrëzuar akuzat e SPAK për “falsifikimi të dokumenteve’ dhe “refuzim për deklarimin, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

Në njoftimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit sqarohet se vendimi është marrë nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Miliana Muçaj dhe anëtare Igerta Hysi e Daniela Shirka.

Vendimi i pafajësisë për Etleda Çiftjan në shkallën e parë u dha nga gjyqtari Erjon Bani, i cili çmoi se fakti objekt gjykimi nuk përbënte vepër penale, por ‘kundërvajtje administrative’.

Sipas hetimit të kryer nga SPAK, Çiftja ka dashur të blejë një apartament në Tiranë në vitin 2006 në vlerën rreth 42 mijë USD dhe për shkak të pamundësisë financiare i është drejtuar një banke për kredi, që ka kërkuar vendosjen e një pasurie të paluajtshme si kolateral. Për shkak se apartamenti që është dakordësuar të blejë nuk ishte i regjistruar, nuk mund të vendosej si kolateral dhe në këto kushte është kërkuar një pasuri si garanci.

Sipas deklarimeve të Çiftjas dhe të dëshmitarëve të tjerë në hetimin penal, banka ku do merrej kredia ka sygjeruar që të paraqeste një kontratë blerje të një prone tjetër që plotësonte kushtet e përcaktuara lidhur me vlerën.

Në këtë periudhë, babai i Çiftjas ka filluar procedurat për regjistrimin e dy pronave në Kavajë që plotësonin kushtet për kolateral sipas kërkesave të bankës, konkretisht dy parcela toke që i ka përfituar në vitin 1995 sipas ligjit “Për Tokën”. Pronat pasi janë regjistruar vlerësoheshin sipas trugut të lirë në shumën 48 mijë euro.

Çiftja dhe dëshmitarët kanë shpjeguar se sipas rekomandimeve të bankës, është kryer akt shitblerje mes saj dhe babait për këtë tokë, në shumën 300 mijë lekë. Por nisur nga fakti se banka e kërkonte në vlerë më të madhe është shënuar në vijim shuma 50 mijë euro. Nga hetimi ka rezultuar se në ZVRPP Kavajë është regjistruar kontrata e shitjes me çmim 300 mijë lekë. Komisionerja Çiftja e cilësoi si një ngatërresë të paqëllimtë në faqosjen e kontratës dhe dokumentat bashkalidhur, por duke pretenduar se nuk është kryer prej saj.

Ndërkohë, është sqaruar se në fakt, akti i shitjes ishte një formë dhurimi e kryer nga babai me qëllim përfitimin e kredisë dhe se nuk i kishte shlyer familjes prindërore ndonjë vlerë.

Bazuar në këto fakte, Prokuroria e Posaçme ngriti akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”, por gjykata çmoi ndryshe. Sipas gjyqtarit Bani, falsifikim do të kishte nëse dokumenti nuk do të rridhte nga palët që e kanë nënshkruar atë me dakordësi. Ai arsyetoi se në kuadrin e çështjeve civile bëjnë pjesë dhe paditë për pavlefshmërinë e veprimeve juridike, ku përfshihen dhe veprimet juridike “fiktive ose të simuluara”, e për rrjedhojë këto ҫështje nuk bëjnë pjesë në juridiksionin penal.

Lidhur me akuzën e dytë, atë të deklarimit të rremë të pasurisë, Bani arsyetoi se kjo ndodh në rastet kur funksionari pasqyron në deklaratë më tepër pasuri se sa ka, në mënyrë që me vonë të mund të justifikojë shtimin e pasurisë nga ndonjë veprim i mundshëm korruptiv dhe jo të lërë pa deklaruar pasuri që janë përfituar në mënyrë të ligjshme.

Gjykata vërejti se gjatë hetimit është provuar vërtetësia e shpjegimeve të dhëna nga Çiftja në ILDKPKI lidhur me burimet reale të pasurive dhe për rrjedhojë, prokuroria do të ishte në kushtet për të ngritur akuzë ndaj të pandehurës, vetëm nëse do të provohej e kundërta e asaj që kishte deklaruar.