Mark Davies, kreu i komunikimeve dhe fushatave në Këshillin e Refugjatëve në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë një analizë për “The Indipendent”, ku shkruan ndër të tjera se plani i kryeministrit Rishi Sunak për të ndaluar gomonet me emigrantë është një qasje ndëshkuese dhe e pazbatueshme.
Në shkrimin me titull “Plani i Rishi Sunak për të ndaluar gomonet do ta bëjë Mbretërinë e Bashkua të padëshiruar ndërkombëtarisht” , ai shkruan se më shumë se 200,000 viza janë lëshuar për njerëzit që ikin nga lufta në Ukrainë.
“Skemat e ndryshme të ngritura për të ofruar mbështetje për ata që përballen me sfida të paimagjinueshme përballë pushtimit rus nuk kanë qenë pa probleme, por tabloja e përgjithshme është pozitive”, thuhet në shkrim.
Më tej theksohet se nuk është e njëjta situata me ata që ikin nga Irani apo dhuna në Sudan.
Nuk ekziston një skemë e tillë për iranianët apo sudanezët – dhe kjo është arsyeja pse njerëzit nga ato vende janë ndër kombësitë kryesore që mbërrijnë në këto brigje me varka të vogla që kalojnë Kanalin”.
Kryeministri Rishi Sunak e ka në pesë prioritetet e tij ndalimin e kalimeve me gomone.
Është një qasje drakoniane që nuk do të funksionojë. Do të lërë mijëra njerëz në paraburgim në këtë vend thjesht sepse – si të gjithë ukrainasit që kemi mirëpritur – ata kanë kërkuar siguri nga lufta, konflikti dhe persekutimi. Dhe në kërkimin për të hequr të drejtën për të kërkuar azil, ajo do ta bëjë Mbretërinë e Bashkuar një vend të padëshiruar ndërkombëtarisht krahas Rusisë dhe Bjellorusisë.
“Realiteti është se shumica dërrmuese e atyre që mbërrijnë në Mbretërinë e bashkuar me varka të vogla do të njihen përfundimisht si refugjatë – normat e granteve për shumë vende janë mbi 80 për qind. Por qeveria planifikon t’i mbyllë ata për aktin e kërkimit të strehës. Është bërë shumë për shqiptarët , dhe ndërsa normat e granteve janë shumë më të ulëta, do të ishte gabim të injoroheshin trafikimi, shfrytëzimi kriminal dhe seksual dhe gjakmarrja, të cilat çojnë në miratimin e shumë pretendimeve, veçanërisht për gratë dhe fëmijët”, thuhet ndwr tw tjera në shkrimin e The Independent.