osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Presidenti Begaj: Media të ketë fuqinë e së vërtetës dhe të frymëzojë, lajmet e rreme shqetësuese

Presidenti Begaj: Media të ketë fuqinë e së vërtetës dhe të frymëzojë, lajmet e rreme shqetësuese

“Media duhet të jetë fuqia e të vërtetës”. Me këtë shprehje, Presidenti i vendit Bajram Begaj u bëri thirrje mediave të ngrihen në nivelin e misionit që kanë.

“Unë e shoh profesionin e gazetarit me idealizëm e lartësi. E shoh këtë potencial te gazetarët dhe profesionistët tanë të mediave. Ndaj dhe mesazhi im sot, për ju l, në këtë fillim viti është: Të jeni frymëzues, referencë cilësie për të rinjtë që angazhohen me lajmin e median, dhe të arrini fuqinë e rolit që ju takon”, deklaroi ai.

Në një pritje dje me gazetarët me rastin e vitit të ri 2023, presidenti Begaj i tërhoqi vëmendjen drejtuesve të medias të mos e keqshfrytëzojnë hapësirën mediatike për interesa të ngushta. “Kritika e risitë e sjella nga mediat e rrjetet sociale mund të jenë udhërrëfyese të shoqërisë drejt arritjeve të saj.

Por, është e trishtë kur kjo mundësi shfrytëzohet për të përhapur baltën e ambicieve të vogla të kujtdo ka llogari të hapura, me histori personale, ose me historinë a drejtësinë e këtij vendi. Këtë e them në kuptimin më të gjerë të fjalës, sepse unë e shoh profesionin e gazetarit me idealizëm e lartësi.

E shoh këtë potencial te gazetarët dhe profesionistët tanë të mediave”, u shpreh ai. Për Begajn, shqetësime mbetet publikimi lajmeve pa autorësi apo të rreme. “Hapësira jonë mediatike nuk është në nivelin të cilin e kërkon shoqëria shqiptare. Shumë shpesh mediat, shndërrohen në fushë-betejë politike, ku çdo gjë është e mundur, që nga lajmi i rremë tek fjalori pa asnjë lloj filtri cilësie.

Shqipëria e sotme nuk ka as realitetin e as përballjen politike më të egër të Evropës. Ndaj nuk ka pse media shqiptare t’i përjetojë e përcjellë si të tilla. Shoqëria shqiptare ka vite tashmë që merret shembull nga politika për arritjet e saj.

Ndaj, kjo shoqëri nuk mund të lihet apo shfaqet si varëse e një drame politike e morale të parashkruar në redaksi, apo dhe llogari pa autorësi e rrjedhimisht pa përgjegjësi”, nënvizoi presidenti Begaj.