osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Alda Klosi kontratë për ndërtim pallatesh, si i bleu 4 shtëpi pasi u emërua drejtoreshë në Ministrinë e Financave dhe tek Rindërtimi! Pagën e kishte 80 mijë lekë

Alda Klosi kontratë për ndërtim pallatesh, si i bleu 4 shtëpi pasi u emërua drejtoreshë në Ministrinë e Financave dhe tek Rindërtimi! Pagën e kishte 80 mijë lekë

Zyrtarja e shtetit Alda Klosi, e cila pretendon se spastruesja Rozeta Dobin i ka vjedhur 120 mijë euro në banesë, është pasuruar gjatë periudhës 2017-2022, kur ka ushtruar funksionet e drejtoreshës në Ministrinë e Financave si dhe të drejtores së kabinetit në Ministrinë për Rindërtimin dhe Programin për Reformat, ministri këto të drejtuara nga Arben Ahmetaj.

Në vitin 2017 blen bashkë me bashkëshortin, me të cilin ndahet më pas, apartament në Tiranë, me sipërfaqe 72 m2, me vlerë të deklaruar 31 mijë euro. Në 2018, blen një apartament 47 m2, me vlerë të pretenduar 2.5 milionë lekë ose rreth 20 mijë euro, me burim shitjen e një prone të prindërve të ish bashkëshortit me vlerë rreth 100 mijë USD.

Në vitin 2020 blen makinë Toyota RAV4 për 4 mijë euro. Të gjitha këto pasuri i ka blerë pasi është emëruar në funksionet publike, me pagë mujore rreth 80 mijë lekë të vjetra në muaj. Në vitin 2021, zonjës Klosi i dhurojnë dy apartamente në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe 42 m2, me vlerë të deklaruar rreth 70 mijë euro. Në vitin 2021, trashëgon nga babai një apartament 50 m2 në Tiranë, si dhe dy sipërfaqe trualli 216 m2 dhe 160 m2 në Tiranë. Në pasuritë e trashëguara zonja Klosi ka 1/3 si pjesë.

Në 3 shkurt 2022 dhe në datën 28 maji 2022, Alda Klosi ka lidhur dy kontrata për ndërtim pallatesh në pronën e saj me sipërfaqe 216 m2, të trashëguar. Kontratën në këmbim të përfitimit të sipërfaqeve ndërtimore i ka lidhur me kompaninë e ndërtimit 2B & CONSTRUCTION GROUP. Pronarë të kompanisë në fjalë Uljan dhe Dorina Kala.

Nuk dihet nëse kontrata është fiktive apo reale dhe nëse Klosi mund të kishte në plan që paratë që mbante në banesë t’i investonte në ndërtim. Ndërkaq, ndryshe nga sa pretendoi në një intervistë në media, Alda Klosi nuk i ka deklaruar në ILDKPKI shumat që Rozeta Dobi i vodhi në banesë./ Shqiptarja.com