osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Darka e Tiranës/ Opozita e Gruevskit sulmon Kovaçevskin: Po pret ujdi të dëmshme nga Shqipëria?

Darka e Tiranës/ Opozita e Gruevskit sulmon Kovaçevskin: Po pret ujdi të dëmshme nga Shqipëria?

Takimi i zhvilluar të martën në Tiranë i kryeministrit Edi Rama me partitë politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut vazhdon të trazojë politikën e Shkupit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke mos iu përgjigjur drejtpërdrejt akuzave të opozitës në adresë të tij se takimi është zhvilluar për t’i ardhur në ndihmë atij. Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama është një personalitet me orientim euroatlantik dhe mik i Maqedonisë së Veriut.

“Porositë që dolën pas takimit në Tiranë janë pikërisht në drejtim të zhvillimit të integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë me të cilën mos harrojmë se bashkë i nisëm negociatat ditën e njëjtë”.

Por partia e opozitës, VRMO-DPMNE shprehet se nuk ka dilema se Dimitar Kovaçevski është shërbëtor i Ali Ahmetit, i cili sipas saj, po e shpëton karrierën politike të kryeministrit.

“LSDM dhe Kovaçevski duhet të përgjigjen nëse do të marrin sërish marrëveshje të dëmshme nga takimi në Tiranë, të cilat do t’i pranojnë pa diskutim për të shpëtuar karrierën e tyre”, shkruhet në një reagim të VMRO-DPMNE-së.

Kjo forcë politike më tej vijon duke pretenduar se konsultimet e thirrura nga kryeministri Edi Rama, ishin një kërkesë e kreut të qeverisë së Shkupit për të shpëtuar mandatin e tij.

“As takimet dhe as zbatimi i agjendave të të tjerëve nuk do ta shpëtojnë Dimitar Kovaçevskin dhe as LSDM-në nga humbja katastrofike në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Më tej përsëritet fraza se “çështjet shtetërore dhe interesat kombëtare, si dhe vendimet për shtetin duhet të merren në Maqedoni të Veriut dhe në Kuvend”.

Në takimin e Tiranës nga partitë shqiptare nuk mori pjesë vetëm Lëvizja Besa. Kreu i saj Bilall Kasami u shpreh se nuk do të ulet në një tryezë bashkë me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Ndërsa vetë Ahmeti e ka cilësuar këtë bojkot si papjekuri politike.