osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Foltorja “seksion” i Metës! KQZ njeh ligjërisht Lulzim Bashën si kryetar të PD: Berisha mbetet pa përfaqësues në KZAZ

Foltorja “seksion” i Metës! KQZ njeh ligjërisht Lulzim Bashën si kryetar të PD: Berisha mbetet pa përfaqësues në KZAZ

Ndonëse është i pari që ka kristalizuar listën e kandidatëve për zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha, që ende kërkon vulën e partisë në dyert e gjykatës, njëjtë si më 6 mars, nuk do të ketë as në këto zgjedhje, anëtar në Komisionet e Administrimit të Zonave Zgjedhore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndau ditën e djeshme anëtarët e KZAZ-ve që do të propozohen sipas rezultateve që morën në zgjedhjet e fundit partitë, teksa Partia Socialiste do ketë 2 anëtarë, Partia Demokratike që në gjykatë drejtohet akoma nga Lulzim Basha do ketë gjithashtu 2 anëtarë, teksa 1anëtarë do të ketë Partia Social Demorkatike e Tom Doshit dhe 1 anëtar Partia e Lirisë.

Ndërkohë anëtari i shtatë, zgjidhet me short mes PD e PS. “Partitë politike duhet të paraqesin kandidaturat për anëtarë të KZAZ-ve jo më vonë se data 29.01.2023, pra 29 Janar 2023. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në faqen zyrtare elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, deklaroi kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Berisha në dorë të Metës

Në këto kushte, sfida e PD së Alibeajt që do të përfaqësojë logon e PD në këto zgjedhje, nëse gjykata nuk vendos para marsit për fatin e selisë blu, është gjetja e anëtarëve të tyre për Komisionet e Administrimit të Zonave Zgjedhore, deri në fund të janarit.

Ndërsa Berisha mbetet të zyrtarizojë koalicionin me Partinë e Ilir Metës, që të ndajnë mes tyre jo vetëm anëtarët e KZAZ-ve, komisionerët, numëruesit e vëzhguesit, por edhe të drejtën ligjore për të regjistruar kandidatët për kryebashkiakë. Pra duket se Berisha do jetë në dorë të Ilir Metës. Së pasi duket të regjistrohet në zgjedhje nën logon e Partisë së Lirisë. Dhe së dyti, nëse Meta do të duhet të ndajnë komisionerët. PL do ketë një komisioner në çdo KZAZ apo qendër votim e numërimi dhe Berishës i mbetet vetëm që të presë nga Meta t’i lërë hapësirë në zona të caktuara.

Hapet rruga për kandidimin e Kapllanajt në Mallakastër

Por goditja e dytë që ka marrë Berisha dje është se i është hapur rruga kandidimit të kandidatit të Alibejt në Mallakastër. Bëhet fjalë për Agron Kapllanajn. Prokuroria konstatoi se ai ka qenë i dënuar shumë vite më parë. Komisioni Qendor i Zgjedhjeve u mblodh dje dhe deklaroi se për të është marrë një herë vendim, ndërkohë që dënimi është ezauruar dhe nuk preket nga ligji i dekriminalizimit. Kapllanaj shihet si kandidati më i fortë i Alibeajt dhe do vërë në vështirësi kandidatët e PS dhe Berishës në Mallakastër.

“Në seancën e sotme publike të datës 09.01.2023: – Pas shqyrtimit të verifikimit të thelluar të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues z. Agron Faslli Kapllanaj, kandidat për deputet i propozuar nga Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN”, qarku Fier” dhe për subjektin vetëdeklarues z. Kleo Hekuran Murataj, kandidat për deputet i propozuar nga Partia Social Demokrate e Shqipërisë, qarku Tiranë”, u konstatua se z. Agron Kapllanaj dhe z. Kleo Murataj nuk përfshihen në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të deputetit; U plotësuan vakancat në këshillin bashkiak të Bashkisë Përmet dhe Bashkisë Dibër; U vendos regjistrimi i nismës ligjvënëse të zgjedhësve “Për përcaktimin e minimumit jetik”, thuhet në vendim.

Çfarë ka ndodhur?

Partia Demokratike u nda në dy kampe që nga muaji shtator 2021, kur kryetari i saj Lulzim Basha vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha për shkak të shpalljes së këtij të fundit nga Shtetet e Bashkuara si person i përfshirë në korrupsion madhor. Berisha nisi një fushatë për të rimarrë drejtimin e partisë dhe krijoi organe të reja, miratoi statut e sigël të re. Ai mori dhe selinë fizike të partisë pas vendimit të gjykatës, ndërsa Basha dha dorëheqjen për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet e pjesshme të marsit 2022. Gjithsesi Basha arrin akoma të kontrollojë një pjesë të madhe të grupit parlamentar, kryetari i të cilit Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se do të futet në zgjedhje me kandidatë të ndryshëm nga PD-ja e Berishës.