osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Lufta” për selinë e PD, ironizon Patozi: Historia më e palavdishme e pluralizmit politik! Mundësitë zero të opozitës për të fituar betejën zgjedhore të 14 majit

“Lufta” për selinë e PD, ironizon Patozi: Historia më e palavdishme e pluralizmit politik! Mundësitë zero të opozitës për të fituar betejën zgjedhore të 14 majit

Protesta e 8 janarit e një viti më parë ishte një prej ngjarjeve më të pazakonta politike. Për më shumë se 3 orë selia e Partisë Demokratike u shndërrua në një shesh beteje mes Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij, që kishin blinduar dyert e godinës së PD dhe Sali Berishës dhe mbështetësve të tij, të cilët synonin të merrnin selinë e Partisë Demokratike.

Përplasja fizike mes dy grupeve të demokratëve mori fund vetëm pas ndërhyrjes së forcave të policisë, të cilat për herë të parë hynë në selinë e një force politike. Sot në selinë e PD është vendosur Sali Berisha si kryetar i kësaj force politike, ndërsa grupimi tjetër është zhvendosur në ambientet e Parlamentit, por çarja vetëm sa është thelluar.

Në këtë situatë, astrit patozi, i cili për më shumë se 6 vite ka qenë nënkryetar i PD dhe sot është pjesë e “Bindjes Demokratike” vë në dukje se mundësitë e opozitës për të fituar betejën zgjedhore të 14 majit janë të pakta. “Është historia më e palavdishme e pluralizmit politik në Shqipëri ku brenda një force politike gati shpërtheu një luftë civile, e cila përfundoi në ndarjen faktike të kësaj partie.

Panorama apo perspektiva politike e opozitës në tërësi për shkak të PD është e zymtë. Por ne nuk kemi çfarë t’i bëjmë kësaj pune, ne nuk duhet ta kthejmë kokën pas, ne duhet të lemë pas 8 janarin, 6 marsin e këto datat e tjera për shkak se është një taksë që Partia Demokratike duhet ta paguajë dhe e gjithë opozita në përgjithësi për shkak të PD.

Ne duhet të ecim përpara duke parë të gjitha mundësitë që të lejon terreni në 14 maj”, deklaroi ai dje në një media. Sipas Patozit, ata që mund ta bëjnë ndryshimin janë qytetarët, por jo për shkak të vizionit politik të Partisë Demokratike dhe opozitës në përgjithësi.

“Ajo që unë kam më shumë shpresë është instinkti ekuilibrues që ka vetë zgjedhësi shqiptar, vetë populli opozitar për të mos lejuar këtë disproporcion mes pushtetit dhe opozitës në Shqipëri. Sepse me thënë të drejtën vizion politik dhe filozofia politike e PD por ndoshta edhe e të gjithë të tjerëve që janë sot në opozitë nuk lë shumë për të shpresuar”, nënvizoi Patozi.

Prej shtatorit të vitit 2021 Partia Demokratike është përfshirë në një luftë të brendshme mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, betejë që nuk përfundoi edhe pasi Basha dha dorëheqjen dhe Sali Berisha u zgjodh në krye të Partisë Demokratike. Nëse të dy palët nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e kompromisit atëherë në 14 maj Partia Demokratike do të garojë me dy kandidatë dhe çarja e votave mund të minojë mundësitë e opozitës për fitore.