osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vdekja e mistershme e prokurorit Hana që hetoi dosjet “e nxehta”! Familjarët ngrenë dyshime: Drejtësia i mori jetën

Vdekja e mistershme e prokurorit Hana që hetoi dosjet “e nxehta”! Familjarët ngrenë dyshime: Drejtësia i mori jetën

Mbas vdekjes së prokurorit Xhevat Hana, i cili ndërroi jetë në spital ende sot familjarët hedhin dyshime për rrethanat e vdekjes së tij. Edhe pse zyrtarisht më 5 janar 2012, u raportua se Hana ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të pashërueshme, të afërmit ngritën menjëherë dyshimin se vdekja e tij mund të kishte ndodhur si pasojë e një helmimi të mundshëm.

Familjarët e Xhevat Hanës kërkojnë nga shteti shqiptar që të zbardhet e vërteta e vdekjes. Në një mesazh të shpërndarë për disa media ditën e përvjetorit të vdekjes, të afërmit e Hanës shprehen se atij ia morën jetën për drejtësinë. Por më e rezervuar është vajza e prokurorit, Albana Hana, e cila nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Facebook”, veç falënderimeve për ata që e kujtuan të atin zgjedh të mos aludojë rreth vdekjes apo largimit të tij të tij nga jeta.

Ndërsa duke folur për karrierën e tij të ndershme e të suksesshme, e bija e Xhevat Hanës shprehet se ai sot mund të ishte bërë edhe drejtor i Byrosë së Hetimit. “I falënderoj në emrin tim dhe të familjes time të gjithë ata që e kujtuan Xhevatin në këtë ditë, veçanërisht ata të cilëve nuk u erdhi në ndihmë ndonjë postim në rrjetet sociale, sepse mua nuk më pëlqen shumë t’i bëj publike ndjesitë e mia, edhe pse këtë nuk e evitoj dot gjithmonë. Faleminderit kush e kujton me zemër, edhe pse ata qe janë afër nesh që nga data 5 janar 2012 janë gjithmonë e më të pakët, sa gishtat e njërës dorë ndoshta.

Lexoj komentet e njerëzve nëpër gazeta dhe mbushem me dhimbje, për atë që ai nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë. Ndoshta ai mund të ishte bërë shumëkush, drejtori i Byrosë së Hetimit etj. E meritonte më shumë se shumëkush. Ndoshta jo. Ndoshta akoma nuk i duam këto standarde, nuk jemi gati t’i mirëpresim. Çdokush është i lirë të shprehet, kudo. Nuk dua të bëj asnjë aludim për asgjë. Gjithsecili le të mbajë bindjen e tij për sëmundjen apo largimin e tij nga kjo jetë, as dua të luftoj mentalitete të ndryshme.

Kush të dojë është i mirëseardhur të diskutojë me mua apo familjarët e mi, edhe raportet mjekësore. Por unë doja t’u bëja thirrje gazetarëve që të jenë më profesionistë në trajtimin e çështjes, më të distancuar nga kërkesat emotive dhe me patos, të jenë më të ndjeshëm ndaj dhimbjes, sepse fjala vret dhe krijon lloje të ndryshme realitetesh. I falënderoj vërtet shumë që e nxjerrin si lajm të parë dhe kujtojnë profesionalizmin dhe standardin që ai u mundua të vendosë pa pasur asnjëherë si synim të parë suksesin apo paranë, sepse kështu ndoshta nuk harrohet aq shpejt. Por le të sjellin ndonjë gjë të re apo të trajtojnë të vjetrën me risi dhe delikatesë, me profesionalizëm.

I falënderoj edhe një herë ata që e kanë në zemër. Ju garantoj që vendi në zemrën tuaj është i shpërblyer”, deklaroi Hana pak vite më parë. Ndonëse vajza tregohet e rezervuar, vëllai dhe familjarë të tjerë të Xhevat Hanës e thonë qartë që atij ia morën jetën. “Si sot 5 vjet më parë ndërroi jetë vëllai jonë i shtrenjtë, Xhevat Hana. Njeriu që gjithë jetën e vet ia përkushtoi drejtësisë dhe po për drejtësinë i morën jetën. Trupi jot u prehtë në paqe dhe shpresojmë një ditë drejtësia të vihet në vend. Me mall, familja”, thuhet në një dedikim që familjarët ia kanë dërguar një të përditshme disa vite më parë.