Partia Demokratike kishte lajmëruar sot një deklaratë për të bllokuar punimet e Bashkisë së Tiranës për asfaltimin e rr. “Xhon Belushi”.
Por, banorët e zonës kanë dalë në mbrojtje të nisjes së punës dhe kanë përzënë Albana Vokshin dhe Gent Strazimirin, duke i akuzuar ata për bllokim të punëve të qytetit.
“Ikni, lëreni bashkinë të na bëjë rrugën. Ta kishit bërë ju kur e kishit bashkinë”, janë shprehur banorët, që zbythën deputetët e PD