osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pasi hodhi foshnjën e porsalindur në lumin Kir të Shkodrës, 32-vjeçarja e arrestuar në gjendje shoku: E mbështolla me batanije dhe e …

Pasi hodhi foshnjën e porsalindur në lumin Kir të Shkodrës, 32-vjeçarja e arrestuar në gjendje shoku: E mbështolla me batanije dhe e …

Orjana Gremi, 32-vjeçarja e arrestuar me akuzën e vrasjes me dashje, pasi ka braktisur foshnjën e saj 7 ditëshe që gjeti vdekjen në lumin Kir, mësohet se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, në gjendje shoku.

Në deklarimin e parë pas arrestimit që ka mundur të japë për efektivët, ajo ndër të tjera ka treguar se djalin e saj të porsalindur, e ka lënë pranë lumit dhe ka ikur.

“E mbështolla me batanilje, e lashë aty dhe u largova”, mëson të ketë thënë e reja e arrestuar.

“S’kisha mundësi ta mbaja”, ka dëshmuar ajo.

E reja kishte dalë nga materniteti më 4 janar, ndërsa foshnja ka ardhur në jetë më 30 dhjetor.

Policia tha se kishte marrë informacione se mbrëmjen e të premtes, 6 janar, se një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta hidhte në lumin Kir.

Pas kontrolleve të ushtruara gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, foshnja e pajetë u gjet në vendin e quajtur Postribë.

Njoftim i Policisë:

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në inteligjencën informative, se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta hidhte në lumin Kir, kanë organizuar punën për verifikimin e këtij informacioni të marrë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasen O. G., 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.