Një ngjarje e rëndë është shënuar në një restorant në Hjuston të SHBA-së, ku një klient ka vrarë një grabitës. Dëshmitarët okularë kanë thënë për policinë se një burrë i veshur me të zeza dhe me maskë në fytyrë, hyri në restorant dhe u drejtoi armën klientëve, duke u kërkuar paratë.
Teksa rrëmbeu paratë nga tavolina në tavolinë, një nga klientët nxori armën e tij dhe qëlloi disa herë grabitësin, duke e vrarë atë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar autoritet e policisë ku e gjetën grabitësin pa shenja jete. Dyshohet se viktima është rreth të 20-tave, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.
Theksohet së ndaj klientit që vrau grabitësin nuk është ngritur asnjë akuzë.