osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Plas tek “Foltorja”! Gert Bogdani kritikon hapur Berishën me Belind Këlliçin dhe sulmon primaret. Ibsen Elezi zbulon se Alimehmeti u tërhoq nga gara pas presioneve

Plas tek “Foltorja”! Gert Bogdani kritikon hapur Berishën me Belind Këlliçin dhe sulmon primaret. Ibsen Elezi zbulon se Alimehmeti u tërhoq nga gara pas presioneve

Mosmarrëveshjet dhe ngërçet brenda Grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, të drejtuar nga Sali Berisha janë shtuar sërish pas kryerjes së procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë të 61 bashkive (primaret).

Ish-deputeti demokrat që garoi në primaret për Tiranën, Gerti Bogdani kritikoi ashpër lidershipin e “Foltores” për mosangazhimin në përgatitjen për përballjen elektorale me socialistët në 14 maj, mungesën e vizionit për drejtimin e opozitës dhe për realizimin korrekt të primareve.

Bogdani u rendit i treti në procesin e përzgjedhjes së kandidatit të “Foltores” për Bashkinë e Tiranës pas deputetit të Tiranës Belind Këlliçit dhe mjekut Ilir Alimehmeti duke marrë 1819 vota të demokratëve. Kujtojmë që pak kohë më parë, ish-kandidati i Partisë së Lirisë për Bashkinë e Kamzës në primare, Shemsi Prençi u tërhoq nga aleanca Rithemelim-Partia e Lirisë dhe iu bashkua PD zyrtare të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Që prej zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit 2022, demokrarët e “Foltores” janë përfshirë në akuza të ndërsjellta për deformim të zgjedhjeve në strukturat partiake, përfshirjen e militantëve të PS dhe LSI në riorganizimin e partisë, etj.

Bogdani kritika Berishës dhe Këlliçit: Po humbasim kohë për fushatën e 14 majit

Ish-deputeti i PD në vitet 2009-2017, Gerti Bogdani u shpreh me tone kritike ndaj organizimit të “Foltores” për zgjedhjet lokale të këtij viti. Në “Ora News”, ai theksoi se demokratët e drejtuar nga Berisha po humbasin kohë me përgatitjet e fushatës, ndryshe nga socialistët në pushtet të cilët janë vënë në lëvizje në terren që në muajin shtator. Kritika e tij iu drejtua jo vetëm ish-kryeministrit, por dhe kandidatëve për bashkitë e vendit që nga Belind Këlliçi në Tiranë. Në fund, Bogdani paralajmëroi se ky handikap në Grupin e Rithemelimit mund t’i kushtojë shtrenjtë opozitës në humbje në 14 maj.

“Në qytetet kryesore dhe në pjesën më të madhe të tyre kemi një muaj kohë të humbur kot. Unë e kuptoj që kanë qenë festat e fundvitit, Krishtlindja, Viti i Ri e me radhë, por kjo nuk të pengon që të fillosh punën dhe organizimin për fushatën, dhe nga ana tjetër, ajo që thoni ju, pra një forcë që është në qeveri, një forcë që i ka të gjitha pushtetet, dhe prapë është në fushatë.

Ata kanë shumë më tepër se dy muaj, kanë që prej muajit shtator që janë në terren, pra mbase nuk kanë qenë në terren me emrat konkrete të kandidatëve konkretë, që do kenë në 14 maj, por kanë qenë në terren me strukturën organizative të Partisë Socialiste. Kjo padiskutim që është një handikap shumë i madh për PD, gjë që pastaj reflektohet në ditën e fundit, ditën e votimit dhe ditën e shpalljes së rezultatit, pra 14 maj e ditët në vijim”, tha Bogdani.

“Foltorja” dhe primaret, Bogdani: S’kemi vizion, proceset kanë vlerë kur bëhen saktë

Për herë të parë, ish-deputeti demokrat shfaqi kritika dhe pakënaqësi rreth mënyrës së drejtimit të “Foltores”, qasjes ndaj qytetarëve dhe zgjidhjes së problemeve, por dhe për primaret e zhvilluara në 5 dhjetor 2022, ku vetë u përfshi. Ai sulmoi direkt drejtuesin e “Foltores” Sali Berishën së bashku me kupolën e PD se nuk kanë krijuar një vizion për të drejtuar vendin në të ardhmen.

Po ashtu, Bogdani i cilësoi në mënyrë indirekte primaret e PD se nuk janë kryer në mënyrë transparente e korrekte. “Duhet t’i japë drejtim, duhet t’i japë zgjidhje, duhet t’i japë vizion, alternativë dhe kanalizim gjithë kësaj energjie që kemi. Në këtë moment nuk e kemi një gjë të tillë.

Procese të tilla, nëse bëhen të sakta dhe ashtu si duhet, i japin forcë një partie që nuk është e shëndetshme. Janë procese që shërbejnë edhe në momente të vështira të një force politike. Por gjithmonë kur bëhen saktë dhe ashtu si duhen”, përfundoi ish-garuesi në primaret e “Foltores” për Tiranën, Gerti Bogdani. Reagimi i tij vjen çuditshëm në një kohë kur ai u bë nga mbështetësit më të flaktë të Berishës dhe lëvizjes në PD për rrëzimin e Lulzim Bashës.

Elezi: Alimehmeti bëri ‘vetëvrasje’ që pranoi propozimin e Këlliçit, e trysnuan

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD dhe ish-kandidati për postin e kryetarit të kësaj partie, Ibsen Elezi tregoi se mjeku Ilir Alimehmeti, u tërhoq nga balotazhi me Belind Këlliçin për primaret e “Foltores” të Bashkisë së Tiranës, pasi iu bë presion politik.

Në “Top News”, Elezi e konsideroi tërheqjen nga gara të Alimehmetit dhe pranimin e ofertës së Këlliçit për të marrë postin e n/kryetarit të bashkisë së Tiranës, në rast fitoreje të ish-deputetit demokrat, si vetëvrasje politike. Megjithatë, Elezi e kritikoi mjekun epidemiolog si njeri që nuk është i aftë të përballet me presionin politik. “Nuk e vrau politikisht doktorin e vogël, doktori i madh. Doktori i vogël vrau veten politikisht duke pranuar faktin të tërhiqet nga gara dhe të shkojë nënkryetar i Belind Këlliçit sepse doktori i vogël ishte një model ndryshe nga modeli i Belind Këlliçit, që u servir pak a shumë. Unë e kuptoj se i kanë ushtuar trysni, po një njeri që nuk mban trysninë më të vogël…”, tha Elezi.