Ishi i përjetshëm, kryetari i Foltores Sali Berisha, ka anuluar konferancën e përjavshme me gazetarët që zhvillon çdo të premte.
Gjithashtu ai ka munguar dhe në festën e mbajtur mbrëmjen e të enjtes për 32-vjetorin e themilit të RD-së.
Shkak për mungesën e Berishës në publik gjatë këtij fillimviti është gjendja e rëndë nga viroza post covid prej disa ditësh e ish-kryeministrit.
Ka qenë një gjendje gripale ajo që ka qenë arsyeja kryesore e mungesës së zotit Berisha në festën e ditës së djeshme të 32-vjetorit të themelimit të gazetës Rilindja Demokratike deklarojnë me sytë nga qielli idhtarët dhe ushtarët e tij të. piklluar, a thua se është sëmur Jezusi.
Kjo është edhe arsyeja në një farë mënyrë e anulimit të konferencës së përjavshme për shtyp që Berisha mban çdo të premte me gazetarët, të cilët janë shumë të “mërzitur” që nuk kanë mundur dje të dëgjonin broçkullat e non gratës, për krim dhe korrupsion, për të cilat ai është “baba”, i dënuar nga SHBA dhge Britania e Madhe.