osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zhduken 9 mln euro të ardhura nga energjia. KLSH padit penalisht kreun e ERE, Petrit Ahmeti

Zhduken 9 mln euro të ardhura nga energjia. KLSH padit penalisht kreun e ERE, Petrit Ahmeti

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka çuar për ndjekje penale kryetarin e Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Petrit Ahmetin, duke e akuzuar se i ka shkaktuar një dëm prej 9 milionë euro buxhetit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe buxhetit të shtetit.

Auditimet e kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në periudhën janar-prill 2018 kanë konstatuar shkelje nga ana e institucioneve që kapin shumën 35.4 milionë euro. Aktiviteti ekonomik i përfshirë në këto kontrolle është ai 2015-2017 ndërkohë që rezultatet janë dhënë vetëm nga 20 procedura auditimi të përfunduara dhe evaduara. Dëmi ekonomik është i ndarë në dy zëra ku së pari janë parregullsitë dhe shkeljet financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, që për 4 mujorin rezultojnë me dëm ekonomik në shumën totale prej 2,581,106 mijë lekë ose 20.2 milionë euro.

E dyta është shkelja e disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 1,942,534 mijë lekë, afërsisht 15.2 milionë euro nga e cila: 959,832 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 7.5 milionë euro dhe 985,241 mijë lekë afërsisht 7.7 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve.

Fushat dhe insitucionet me shkeljet më të mëdha

Raporti i Kontrollit të Larë të Shtetit ka dalë në përfundimin se nga totali i parregullsive dhe shkeljeve financiare peshën më të madhe e mban grupi “të tjera” me mbi 1.8 miliardë lekë dhe specifikisht janë dy institucionet shkaktare.

“KESH sh.a, në vlerën 1,594,920 mijë lekë, si pasojë e miratimit nga bordi i ERE me vendimin nr.79/2016 për marrëveshjen me shoqërinë “OST” për shërbimet ndihmëse dhe balancimit të sistemit elektroenergjitik dhe si pasojë “privatizimi i magazinës Shkozet” i kryer nga Ministria e Financës dhe ZVRPP Durrës në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, në vlerën 211,358 mijë lekë, si pasojë e detyrimeve (të ardhurat e realizuara por të papërdorura) që përbëjnë vlerën e fitimit, të cilat nuk janë derdhur në Buxhetin e Shtetit nga AAC” thuhet në raportin e KLSH.

Qiradhënia, shit-blerja e pasurisë shtetërore rezulton me një dëm prej 326 milionë lekësh ku pjesën kryesore e mban Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme me 234 milionë lekë.

Në fushën e prokurimeve janë konstatuar dëme në vlerën 234 milionë lekë ku shkeljen kryesore për procedurat e mban Autoriteti i Aviacionit Civil me 28 milionë lekë kurse për shkeljen e procedurave të zbatimit kryeson KESH.

Në sektorin e doganave dhe tatim-taksave raporti vëren se janë konstatuar shkelje në vlerën 82.6 milionë dhe 45.8 milionë lekë.

Në fushën e pagave dhe shpërblimeve janë 20.3 milionë lekë dëm dhe të fundit shpenzimet operative me 12.2 milionë lekë, shkruan Monitor.