E çuditshme por e vërtetë, e po ashtu pak grotesk. Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg , i është propozuar Çmimi Nobel për Paqe në vitin 2023 nga një deputet norvegjez.
Me pak fjalë, një kandidaturë mjaft e veçantë, megjithëse tmerri në Ukrainë është përgjegjësi e vetme e Vladimir Putinit, nuk mund të mos kujtohet se Stoltenberg po drejton NATO-n, e cila është një pjesë aktive në atë konflikt. Me pak fjalë, mes të gjithë kandidatëve, ndoshta mund të ishin zgjedhur profile më të mira.
Tybring-Gjedde, në lançimin e emrit në Facebook të Stoltenberg, nënvizon rolin e tij kundër Rusisë në luftën në Ukrainë. Në detaje ai shkruan se “Stoltenberg e meriton çmimin për punën e tij shembullore si sekretar i përgjithshëm i NATO-s në një moment të vështirë për Aleancën gjatë ofensivës brutale dhe të paprovokuar kundër një vendi fqinj paqësor”.
Tybring-Gjedde, një eksponent i të djathtës norvegjeze, shton se Stoltenberg “e kuptoi që në momentet e para peshën dhe rëndësinë e agresionit rus për të gjitha vendet që bazojnë qeverinë e tyre në demokraci dhe liri”, përfundoi ai.
Dhe kush e di, ndoshta Vladimir Putini, cari i ri rus, mund të ketë qeshur kur ka hasur në këtë kandidaturë të çuditshme…