Dikur ishin mikesha shumë të ngushta, madje Çiljeta ka treguar se Fifin e ka mbajtur në shtëpinë e saj, por sot dy këngëtaret nuk flasin me njëra-tjetrën.
E ftuar dje në programin “Tell-all”, Fifi tregoi se Çiljetës i ka mbetur hatri që kur ato konkurronin në “Kënga Magjike”.
“Çiljeta është hidhëruar se i kam dhënë pak pikë tek ‘Kënga Magjike’. Më fal Çiljet nuk e kam bërë me qëllim”, është shprehur Fifi.
Çiljeta nuk e ndjek më Fifin në Instagram e së fundmi ka bërë edhe të papriturën.
Këngëtarja ka fshirë nga Youtube këngën e tyre “Big Booty” e cila u kthye në hit dy vite më parë dhe me të cilën Fifi mori famën e madhe.