Dhe pse një vit më parë, shqiptari Roland Aliu hyri mes flakëve për të shpëtuar një të fëmijë 8-vjeç në Trois Cités de Poitiers, sërish autoritetet franceze kanë vendosur të dëbojnë nga territori.
Mediat kanë raportuar se shumë banorë të zonës e kanë cilësuar këtë veprim nga ana e qeverisë franceze si të padrejtë, duke paralajmëruar një protestë që do të mbahet më darë 7 janar.
Më 3 shkurt të vitit të kaluar, i riu shqiptar bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave në Francë për shkak të aktit heroik që ndërmori duke rrezikuar jetën e tij, e madje ekipet e shpëtimit i dhanë atij medaljen e artë në korrik të vitit të kaluar.
Kështu, Roland Aliu shpresonte se do të merrte lejen e qëndrimit në Francë, për të cilën kishte nisur procedurat më herët, por më 9 dhjetor, autoritetet franceze e njoftojnë se ai së bashku me familjen e tij kanë një muaj kohë për t’u larguar nga territori francez.
Megjithatë, sipas vendimit të argumentuar të prefekturës, akti i trimërisë së shqiptarit nuk është arritur të vërtetohet nga shërbimet e urgjencës dhe policia që u mobilizuan mbrëmjen që ndodhi zjarri.
Vendimi për dëbim nuk prek vetëm Rolandin por edhe prindërit bashkë më vëllain e tij. Në rast se diçka e tillë ndodh, do të mbahet protesta më 7 janar në Trois Cités de Poitiers të Francës.