Kryetari i Bordit të RTSH, Leka Bungo së fundmi është kapur “mat” në një kazino të Tiranës.
Fotografitë janë publikuar në rrjetet sociale nga aktivisti Ervis Zholi, i cili ironizon se këta janë “intelektualë me dhe pa kollare që shtrihen sipër tavolinave të pokerit”.
Leka Bungo njihet nga të gjithë si një mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, pasi nën “petkun” e artistit ai i ka ofruar mbështetje kreut të qeverisë për të prishur Teatrin Kombëtar, një ndër kauzat aq shumë të kundërshtuara nga opozita.
Kujtojmë që Rama në ditët e para të vitit të ri 2023 i shtroi një darkë një grupi artistësh dhe pensionistësh ku nuk munguan fotot me mikun e tij Leka Bungon që së fundmi është shfaqur duke luajtur kazino.
Nuk është herë e parë që drejtues të lartë të institucioneve përtej kollares serioze që ofron ekrani i vogël i televizionit, në realitet shfaqin veset e tyre të kumarit, bixhozit dhe alkoolit.
Këshilli Drejtues i RTSH-së është organi kryesor vendimmarrës dhe përbëhet nga 10 anëtarë dhe kryetari të cilët zgjidhen nga Kuvendi.