Roberto Rossellini përfundoi së lexuari letrën e datës1950 dhe mbeti i mahnitur. Ishte 44 vjeç, i martuar me italianen Marcella de Marchis me të cilën kishte 2 fëmijë, ishte dashnor i asaj force natyrore të quajtur Ana Magnani dhe që nuk ishte e vetmja e koleksionit të tij. Por bukuria e Bergmanit dhe përkufizimi i Federiko Felinit (është sikur Shën Mëria të ketë zbritur në Disneyland) ishin tundime të mëdha.
Nga ana tjetër Rossellini ishte një nga etërit e mrekullisë që u quajt neorealizmi italian; kinemaja pas lufte, kundërpeshë e fashizmit mbytës, art i varfër në një vend të shkatërruar dhe regjisori… kronologjikisht i konsideruar një film i jashtëzakonshëm i asaj rryme: “Roma, qyteti i hapur” i vitit 1945.
Një histori sa e vërtetë aq edhe e trishtë. Ngjarjet vendosen në Romë nga viti 1943 dhe 1944, ende nën regjimin fashist dhe është ngjarja reale e një prifti, Luigi Morosini-it i torturuar dhe vdekur gjatë pushtimit nazist për të mbrojtur partizanët dhe inxhinierit komunist, Giorgio Manfredi.
Pika kulmore dhe skena e përjetshme e ngulitur në kujtesë si shkalla e Odesës tek filmi “Potemkini i blinduar”: Pina, një fshatare dhe e dashura e një tipografi, i cili lufton me Rezistencën dhe që burgoset, vrapon e dëshpëruar pas kamionit, por një plumb mitralozi e godet dhe ajo vdes para djalit të saj.
Ato çaste kinemaje, ajo grua e papërsëritshme (Ana Magnani), ajo rrugë me të vetmin fat – vdekjen, dhe vetmia e atij fëmije, janë momente të paharrueshme dhe që përbëjnë gjenialitetin e kinemasë italiane, e cila u shtri që nga këta filma origjinalë, kurajozë, ideologjikë plot me mesazhe dhe me fitime të pakta deri në vdekjen e Federiko Felinit, Ettore Scola-s, Mario Monicelli-it.
Kinema që nuk u harrua dhe një jehonë e denjë e filmit “Cinema Paradiso” e Giuseppe Tornatore-s. “Roma, citta aperta” lindi pa para, vetëm me dy aktorë profesionistë (Aldo Fabrizi dhe Magnani) dhe mes katër skenaristëve, ku u skicua një e ardhme e përgjakur, ishte ai, Federiko Felini që i përket mbinjeriut.
Kthehemi tek dashnorët tanë…
Borgjezi, jo shumë i pashëm dhe heroina e Kazablankës ranë në rrjetën e dashurisë ose më mirë e thurën atë. Piknik për paparacët, shtypi, anatemimi i hipokrizisë amerikane. Besojeni ose jo, në 14 mars të 1950 Dhoma e Lartë e Kongresit Amerikan nga goja e senatorit demokrat, Edwin Johnson kërkoi masa ligjore që të ndalonin daljen e filmit “Stromboli”, sepse në jetën reale protagonistja ndërmori një sulm kundër institucionit të martesës. Zonja Bergman është një ndikim i keq për virtytet morale amerikane. Nëse kishte një botë ku tradhtia, orgjitë, dashuritë klandestine, divorcet, alkooli dhe drogat përcaktonin fabrikën kolosale ai ishte Hollywood-i.
Rossellini dhe Ingrid edhe pse shkelëskurore; ajo ishte e martuar me dentistin suedez Petter Lindström me të cilin kishte një vajzë, Pia, por ishin …europianë. Ata u martuan, patën tre fëmijë: Robertinon dhe binjaket Issota dhe Isabella dhe gjithçka përfundoi alla italiane. Gjatë një fundjave romantike në Amalfi ajo i përgatiti spageti me salcë domatesh dhe djathë parmixhan të grirë dhe ia hodhi mbi kokën e këtij burri, këtij borgjezi roman, gjeniut që realizoi 40 filma dhe 20 seri në televizion, derisa kanceri e mori nga kjo botë në moshën 71 vjeçare. Fundi i romancës…
Ingrid Bergman vdiq shumë e re, në moshën 67 vjeçare.
Një dekadë më vonë Kongresi Amerikan nga goja e senatorit Charles Percy lexoi një fjalim shfajësimi: “Sot dua të bëj një homazh që prej kohësh ia kemi borxh Ingrid Bergmanit, një ylli të vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës. Zonja Bergman jo vetëm që është e mirëpritur në Amerikë, por jemi thellësisht të nderuar nga vizita e saj!” Ajo u përgjigj: “I dashur Senator Percy, lufta ime me Amerikën ka mbaruar prej kohësh. Megjithatë plagët mbeten. Sot falë gjestit shumë të sjellshëm dhe bujar të fjalimit tuaj në Senat janë shëruar përgjithmonë”. Gjithçka mbeti mbrapa. Dashnorët e ndaluar kishin vdekur…
Skandalet seksuale të Hollywood-it janë shtuar dhe vazhdojnë të shtohen pa frena dhe pa dënime, por në errësirën e një salle kinemaje, ose në shtëpi, ose në internet ose në CD, “Roma qyteti i hapur” vazhdon e mbetet e gjallë, e përvuajtur me Magnanin e vdekur nga një plumb mitralozi dhe me fëmijën duke e parë me sy të tmerruar… Një thënie fanceze thotë se gjithçka kalon, gjithçka ndryshon, gjithçka harrohet, gjithçka zëvendësohet… Por nuk është e sigurt. /Bota.al