osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bëmat e Metës/ Si iku nga Presidenca me kosa, sfurqe, brisqe, kërcënime e me thirrje për luftë civile

Bëmat e Metës/ Si iku nga Presidenca me kosa, sfurqe, brisqe, kërcënime e me thirrje për luftë civile

Më 28 prill 2017, Parlamenti i Shqipërisë, Edi Rama kryeministër dhe shumica socialiste bashkë me deputetët e LSI-së i dhanë Ilir Metës votëbesimin për t’u bërë President i Republikës.

Por, Meta e “zhveshi” kostumin e presidentit pas hyrjes në institucion, pasi partia e themeluar prej tij, LSI, sa vinte po shkatërrohej.

Nga presidenca, Meta me deklaratat e tij u bë pjesë e opozitës dhe iu vërsul atyre që e çuan në Presidencë, socialistëve.

Lista e bëmave të Metës si President është e gjatë, por në mbyllje të këtij viti dhe tashmë me një Metë në krye të PL-së, CNA.al po sjell bëmat pikante që e kornizuan Metën si President.

Kur Metës i dukej vetja si Aljende

Me 20 mars 2019, nga Pogradeci, Ilir Meta në pozicionin e Presidentit, ka thënë se është i gatshëm të dorëzojë mandatin e tij.

Ai ka shkuar më tej, duke e krahasuar veten me ish-Presidentin e Argjentinës, Salvador Aljende, i cili vrau veten dhe duke sjellë shembullin e tij Meta ka thënë se është gati të bëjë të njëjtën gjë për vendin.

“Pasojat e krizës mund të jenë të rënda për Shqipërinë. Si President kam bërë çdo përpjekje për të parandaluar krizën. Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Aljende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake?”, është shprehur Meta nga Pogradeci.

Në fakt, ish-Presidenti i Argjentinës, Salvador Aljende, e vrau veten për atdheun e tij apo për përplasjet politike me qëndrimin që mbante SHBA-ja.

Po Meta për çfarë do ta vriste veten? Derisa sot është ende në politikë, duhet thënë se thjesht ka luajtur me blofin, për të provokuar dhe jo se i dhimbset atdheu.

Meta shfaqet i dehur në media

Ilir Meta është shfaqur edhe i dehur në studio televizive. Kujtojmë këtu tetorin e vitit 2020, ku ai doli në emisionin “Opinion”, tapë, siç thotë populli.

Pamjet nga gjendja e rënduar e presidentit Ilir Meta “thyen” rrjetin. Atij i është marrë shpesh goja ndërsa ka pirë ujë me dhjetëra herë.

Veç të tjerash, në një moment Meta humbi totalisht kontrollin e lëvizjeve, ku edhe uji që konsumonte u derdh.

Jo vetëm i dehur, por edhe i dhunshëm

Ilir Meta është shfaqur edhe i dhunshëm. Sjellim në vëmendje ngjarjen e 12 marsit 2021, ku ai është përplasur fizikisht me Policinë Bashkiake, në zyrat e FRD-së së Sali Shehut.

Meta pretendonte se kërkesa e bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike.

Ai është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do t’i çojë në burg me duart e tij”.

Nga dhuna te thirrja për rrëmbim kosash
Një javë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, gjatë një konference për shtyp, Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje fierakëve, por edhe gjithë shqiptarëve, të mprehin sfurqet e sëpatat për 25 prillin, nëse preken votat.

“U bëni thirrje gjithë grave e burrave të Fierit e Mallakastrës t’i mprehin sfurqet, kosoret, sëpatat, t’i kenë gati ditën e diel e po u prek një votë e vetme, ashtu do të bëjë gjithë Shqipëria, me në krye Presidentin”, u shpreh Meta.

Dosja I.M

Pas largimit nga Presidenca Ilir Meta u bë Ilir Metaj për pak kohë. Kjo ndodhi pas publikimit të daljes në skenë të ish-agjentit të sigurimit të shtetit I.M.

Menjëherë këto iniciale u lidhën, me ish-Presidentin, tashmë kreun e Partisë së Lirisë.

Gjatë rrugëtimit të tij politik, ish-Presidenti është njohur si Ilir Meta dhe jo Metaj (me “j”) siç e ka të regjistruar në gjendje civile dhe siç e ka në deklarimin e pasurisë.

Edhe në një njoftim të mëhershëm të publikuar nga zyra e shtypit ku njoftohet një dalje e kreut të PL-së për mediat, shihet se gjeneralitetet e ish-kreut të shtetit janë ndryshe nga ç’është njohur gjatë gjithë karrierës së tij politike.

Tashmë sërish shfaqet me mbiemrin Meta, me të njëjtin që ka firmosur dekretet si President.

Meta ka mohuar në mënyrë kategorike që të ketë qenë spiun i Sigurimit të Shtetit, duke akuzuar Autoritetin e Dosjeve se ka manipuluar dokumente.

“Të gjithë rilindasit mavi dhe blu të ‘mprehin’ brisqet për të lidhur emrin e Ilir Metës me Sigurimin e shtetit. Inkriminimi i Autoritetit të manipulimit të dosjeve Rama-Basha me falsifikime dhe manipulime të opinionit publik do të marrë përgjigjen e duhur dhe ndëshkimin ligjor.

sgjë nuk e ndal Ilir Metën në misionin e tij për të rivendosur pluralizmin politik. Çështjen e I.M. e ka sqaruar vetë personi i përndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Turp për të gjithë ata faqezinj që bëjnë si opozitarë dhe janë vetëm korporata të fëlliqura të korruptuara nga Edi Rama”, shkruan Meta mes të tjerash.

Sot, Ilir Meta (j) është në krye të PL-së dhe pretenon të vijë në pushtet, pavarësisht bëmave të tij si President dhe jo vetëm./CNA.al