Ish krerët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi prej dy vitesh po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Një gjykim tjetër maratonik pritet të fillojë në muajin mars.
Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se se më së largu në muajin prill, pritet të fillohet me deklaratat hyrëse. Ndërkohë, në verën e vititi të ardhshëëm, sipas Ehat Miftarajt, pritet të fillojë gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Artan Qerkini, një prej avokatëve mbrojtës, ka thënë për mediat e Kosovës se pavarësisht se për këtë çështje janë 46 mijë faqe dokumentesh dhe më shumë se 40 dëshmitarë, gjykimi ka gjasa që të nisë më shpejt.
“Po shpresoj se kjo zvarritje e procedureave do të kompensohet me një efikasitet të procedurës nga ana e trupit gjykues. Në këtë drejtim, trupi gjykues veçse e ka nxjerrë një draft urdhur të procedurave dhe i ka dhënë mundësi mbrojtjes”- tha ai./ RTK