Arkitekti danez Bjarke Ingels ka shpjeguar detaje nga teatri i ri Kombëtar.
“Jemi këtu që të flasim për hapjen e themeleve të Teatrit të ri Kombëtar të vendosur në zemër të Tiranës, të rrethuar nga parqe e godina publike dhe në njëfarë mënyrë e vendosur në zonën e rehatshme të lëvizjes këmbësore dhe me objekte të reja tregtare duke transformuar zemrën e qytetit.
Skenat janë në mes që nga kati i parë deri lart, ndërtesa është e hapur dhe ngrihet për të krijuar rrugë publike. Kemi dhe një ambient të jashtëm dhe e kthejmë çatinë në hapësirë publike. Kemi bërë që edhe gjatë ditës të shohësh si lëvizin ashensorët dhe si përgatiten skenat. Nga arkitektura kemi dhe perdet e kuqe. Kemi 2 shkallë të mëdha që të çojnë deri në tarracë. Në hyrjen kryesore sheh parkun me Muzeun Kombëtar”, tha Ingels.