Thanas Gjinopulli, ose siç njihet shkurt me emrin “Nasho” ka qënë i dyshuari kryesor i prokurorisë dhe Policisë së Shtetit, për zhdukjen së biznesmenit Eduart Belegu, ish këshilltar i Dritan Priftit.
“Nasho”, emri me të cilin e njohin të gjithë, para viteve ’90 ka qënë mes rradhëve të policisë, dhe se gjatë shërbimit të tij në këtë kohë ka mbajtur detyrat si hetues dhe specialist kriminalistike. Ai ka qenë pjesë e ish Sigurimit të Shtetit.
Pikërisht një ish-ekspert policie në fushën e krimit, ka qënë njeriu më i dyshuar në zhdukjen e biznesmenit Eduart Belegu.
Nasho, rezulton të jetë personi i fundit që Belegu ka marrë kontakte në datën e 22 marsit dhe 23 marsit 2010 dhe më pas është zhdukur së bashku me 8 topa me dollarë që sapo ja kishte marrë Thanas Gjinopullit.
Në dëshminë që ka dhënë aso kohe Gjinopulli ka deklaruar se i ka shlyer Belegut një borxh prej 76 mijë dollarësh të ndara në tetë topa si dhe një letër ku ishin shënimet përkatëse të likujdimeve.
Ai ka dëshmuar se Belegu mori paratë dhe u largua drejt Durrësit, duke i lënë takim pasdite tek noteri.
“Sipas Nashos kur është larguar nga magazina Eduarti ka takuar disa persona në rrugë. Më pas rreth orës 13:30 Eduarti i ka dërguar një sms Nashos ku i ka thënë që ato që më dhe janë 76 000 $ jo 80000 $ dhe i ka lënë takim Nashos tek noteri në orën 16:00. Ai pra Eduarti në atë orë nuk është paraqitur tek noteri”.
Zhdukja për një shumë kaq të madhe parash ishte një pistë mjaft me interes për policinë dhe prokurorinë.
Ajo që binte fort në sy ishin edhe kontradiktat në dëshminë e Gjinopullit.
Ai është ballafaquar në polici me bashkëshorten e Eduard Belegut.
Në një tjetër dëshmi që ajo do të jepte më vonë para prokurorit, dalin në dritë disa momente interesante të ballafaqimit me Gjinopullin.
“Gjatë kohës që oficerët po pyesnin Nashon në lidhje me takimin e fundit të tij me Edin dhe paratë që Nasho i kishte dhënë Edit në atë takim, unë dëgjova që Nasho nuk ishte konseguent në fjalët e tij dhe ngatërrohej me shifrat të cilat ai ia kishte borxh Edit dhe do t’ia kthente”.
”Jo vetëm mungesa e koherencës në veprimtarinë që paraqiste i dyshuari për momentin, se duhet jemi korrekt me termat, ai ka qenë i dyshuar për momentin ,asgjë më tepër, një nga pistat që do verifikohej…jo vetëm kjo mungesë koherence si e shpjegonte kontaktin me të zhdukurin, por dhe mënyra e kryerjes vetë takimit, mënyra e komunikimit përmes mesazheve telefonike na krijoi përshtypje që këtu diçka nuk shkonte dhe duhej të kishte thellim të mëtejshëm të hetimit” u shpreh Eugen Beci, ish prokuror i dosjes ”Belegu”.
Sipas dëshmisë, Nasho kishte deklaruar se do ti kthente Belegut 20 deri në 30 mijë dollarë nga borxhi që i kishte, dhe jo 80 mijë sa deklaroi më pas. Ilirjana deklaroi se edhe vetë Eduardi i kishte thënë ditën që u zhduk se do shkonte tek Nasho të merrte 20 mijë nga borxhi, pa saktësuar euro apo dollar.
Zhdukja për një shumë kaq të madhe parash ishte një pistë mjaft me interes për policinë dhe prokurorinë.
Ajo që binte fort në sy ishin edhe kontradiktat në dëshminë e Gjinopullit. Ai është ballafaquar në polici me bashkëshorten e Eduard Belegut.
Në një tjetër dëshmi që ajo do të jepte më vonë para prokurorit, dalin në dritë disa momente interesante të ballafaqimit me Gjinopullin.
“Gjatë kohës që oficerët po pyesnin Nashon në lidhje me takimin e fundit të tij me Edin dhe paratë që Nasho i kishte dhënë Edit në atë takim, unë dëgjova që Nasho nuk ishte konseguent në fjalët e tij dhe ngatërrohej me shifrat të cilat ai ia kishte borxh Edit dhe do t’ia kthente”.
”Jo vetëm mungesa e koherencës në veprimtarinë që paraqiste i dyshuari për momentin, se duhet jemi korrekt me termat, ai ka qenë i dyshuar për momentin ,asgjë më tepër, një nga pistat që do verifikohej…jo vetëm kjo mungesë koherence si e shpjegonte kontaktin me të zhdukurin, por dhe mënyra e kryerjes vetë takimit, mënyra e komunikimit përmes mesazheve telefonike na krijoi përshtypje që këtu diçka nuk shkonte dhe duhej të kishte thellim të mëtejshëm të hetimit” u shpreh Eugen Beci, ish prokuror i dosjes ”Belegu”.
Sipas dëshmisë, Nasho kishte deklaruar se do ti kthente Belegut 20 deri në 30 mijë dollarë nga borxhi që i kishte, dhe jo 80 mijë sa deklaroi më pas. Ilirjana deklaroi se edhe vetë Eduardi i kishte thënë ditën që u zhduk se do shkonte tek Nasho të merrte 20 mijë nga borxhi, pa saktësuar euro apo dollar.
“Kur dëgjova nga Nasho në polici që i kishte dhënë Edit tetë topa me dollarë që bënin shumën 80 mijë dollarë unë u habita sepse Nasho kishte premtuar ti kthente 20 ose 30 mijë dhe papritur një ditë më pas në mëngjes i kthen 80 mijë dollarë.
Madje për këtë gjë Nashon e pyeti dhe një punonjës policie dhe Nashoja tha se unë i kisha gjëndje dhe meqënëse kisha për t’ia dhënë ja dhashë shumën më tepër se ç’kisha premtuar një ditë më parë”.
Mesazhi i dyshimtë
Në 24 Mars të vitit 2010, në komisariatin numër 1 në Tiranë paraqitet bashkëshortja e Eduard Belegut, Ilirjana, e cila denoncon zhdukjen e partnerit të saj.
Referuar dokumentit në dosjen hetimore, sqarohet se Belegu ishte larguar nga banesa një ditë më parë, në 23 Mars dhe nuk ishte kthyer. Për herë të fundit, ka qenë i vëllai i tij Gëzimi që ka marrë një sms nga telefoni i Eduardit.
Ai më pas telefonon i shqetësuar kunatën dhe i thotë se do të shkojë të flasë për diçka, duke i treguar përmbajtjen e mesazhit që kishte marrë.
“Po me mërzisin prapë për atë çështjen e vjetër. Do te largohem për disa ditë. Atyre thuaju qe jam jashtë Tiranës. Kujdes nga shtëpia, do të telefonoj vetë“.
“Për rastet e rrëmbimeve 24 orëshi i parë është i vetmi ku mund mblidhen më shumë të dhëna se çdo pjesë tjetër kohore më pas. Ajo çka ngadalësoi punën e policisë ishte një mesazh ku personi zgjidhte vullnetarisht të largohej, kjo u li vigjilencën fillestare, dhe veprimet që u bënë ishin të vonuara“ u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.
“Personi jo vetëm e kishte hequr qafe por kishte shfrytëzuar mundësinë e fundit përmes telefonit që shleva borxhet, pra me një gurë vrau dy zogj“ u shpreh gazetari, Ferdinand Dervishi.
Pas mesazhit të fundit, 2 telefonat e Belegut janë fikur. Këtu aludimi shkon për shqetësimet rreth hetimit ndaj Belegut për akuzën e vjedhjes së aseteve shtetërore në Metalurgjikun e Elbasanit. Por, siç sqaruam më sipër, dosja e tij ishte zbutur në akuzën e “shpërdorimit të kompetencave” dhe ai ishte liruar nga qelia.
Belegu nuk kishte asnjë interes të largohej për t’ju shmangur drejtësisë pasi në këtë mënyrë rëndonte pozitat e tij.
“Ne vlerësuam edhe përmes hetimit gjithë këtë pistë, të themi apo shkak të vetëzhdukjes dhe vlerësim gjithë rrethanave me personalitet, rrethanave familjare, rrethit tij shoqëror dhe aftësive tij menduam që nuk ishte një shkak i mundshëm që të bënte një vetëzhdukje” u shpreh ish prokurori i dosjes “Belegu”, Eugen Beci.
Ditët e para pas marrjes së denoncimit, veprimet e policisë kanë qenë mjaft të ngadalta pasi pista kryesore që u ngrit fillimisht ishte ajo e largimit të qëllimshëm të Belegut.
Dyshimet në këtë pistë bazoheshin tek problemet që ai kishte me drejtësinë por edhe konflikte të dyshuara në biznesin e kromit. Madje, siç duket në dokumentet e dosjes hetimore, familjarët dhe të afërmit e Belegut u vunë nën përgjim nga policia.
Belegu hyri në magazinën e Nashos dhe nuk doli më
Pas kryerjes së përgjimeve ambientale dhe telefonike, prokuroria përfundimisht rrëzoi pistën e largimit të qëllimshëm të Belegut duke zgjeruar veprimet në pista të tjera.
Referuar dëshmisë së zonjës Ilirjana Belegu, ditën e fundit bashkëshorti i saj kishte shkuar të merrte pas një shumë të konsiderueshme parash që ia kishte dhënë borxh një biznesmeni.
“Eduardi do te shkonte ne Laprake tek shtetasi Thanas Gjinopulli i thirrur NASHO, ku do te merrte një sasi dollarësh qe Nasho ja kishte borxh dhe me pas do te shkonte ne Durrës“.
“U fokusua në zhdukjen e Belegut nga një njeri që i kishte borxh 100 mijë euro apo dollarë, ky njeri kishte magazinë te Asllan Rusi ku u gjet dhe mjeti Belegut“ u shpreh ish prokurori, Eugen Beci.

Gjinopulli, një ish ekspert i Kriminalistikës në Polici gjatë diktaturës, njihej si biznesmen. Në dëshminë e dhënë, ky shtetas që thirrej me emrin Nasho ka rrëfyer se është takuar me Belegun pikërisht ditën kur ai u raportua I zhdukur, gjatë orëve të paradites.
Eduardi ishte parë për herë të fundit i gjallë pikërisht pranë magazinës së Nashos. A ishte një prej njerëzve të fundit që kishte takuar. Këto të dhëna dhe borxhet e mëdha që ai i detyrohej Belegut, krijuan dyshime të forta te grupi hetimor ndaj këtij personazhi. Ai, u vu nën përgjim siç zbulohet në dosjen hetimore.
“Nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi Thanas Gjinopulli i cili është personi që ka kontaktuar i fundit me Eduart Belegun. Nga tërësia e provave rezulton e domosdoshme qe te përgjohen te gjitha përmbajtjet e bisedave hyrëse dhe dalëse te numrave telefonik celular të mësipërm. Për shkaqe të ngutshme, veprimi duhet të fillojë urgjentisht”
“Fakti që për herë të fundit ky subjekt u gjend në një vend të caktuar në Laprakë, në një objekt konkret, persona konkretë, dhe nga aty spati më gjurmë, ne na detyronte të vinim në fokus hetimit tonë këtë objekt dhe personazhe që kishin objektin në tërësi. Ndaj hetimi ishte përqendruar në atë zonë Tiranës dhe atë objekt, dhe vetë subjektet që e kishin në pronësi objekti ne shërbimit” u shpreh ish prokurori i dosjes “Belegu”, Eugen Beci. Makina e Belegut ka qëndruar disa ditë para magazinës së Nashos, çka rrëzon pistën që Belegu ka dalë gjallë nga magazina dhe ka takuar persona të tjerë. / TCH