Nata e ndërrimit të viteve është një moment që i jep shpresë gëzim e lumturi të gjithëve.
Por kjo nuk është e vlefshme për të gjithë.
Siç e shihni edhe në fotot, një familje feston, e pak centimetra larg tyre, qëndron një person, i cili në mes të ftohtit kërkon lëmoshë.
Dukshëm nata e ndërrimit të viteve e gjeti larg familjes, e jo në tryezën e ngrohtë familjare.
Një paradoks në fakt, kur mendon se si mund t’a kenë festuar mbrëmjen e djeshme politikanët, oligarkët, e shumë të tjerë që zhvatën popullin gjatë gjithë vitit të shkuar.
Ndërkohë dikush nuk pati mundësi të festojë, por u detyrua që të zgjasë dorën për lëmoshë edhe në këtë natë, që duhet të ishte plot gëzim.