Argjentina është tronditur nga një episod aspak i këndshëm për tifozët e futbollit. Në Buenos Aires gjatë ndeshjes së Kategorisë së Tretë, është sulmuar arbitria kryesore e takimit pas një fauli të dhënë.
Futbollisti i cili goditi ashpër me grusht nga prap gjyqtaren kryesore nuk e kaloi lehtë këtë situatë, pasi policia ka arrestuar atë menjëherë në mesin e fushës. Tifozë të shumtë e kanë quajtur një sulm frikacak dhe kanë vërshuar në ofendime ndaj lojtarit.
Video: