osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja si Basha hodhi në “koshin e plehrave” Berishën! Kush ishte sponsori i fuqishëm që fshihej pas aksionit të tij

Ja si Basha hodhi në “koshin e plehrave” Berishën! Kush ishte sponsori i fuqishëm që fshihej pas aksionit të tij

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbahet mend dhe madje do të hyjë në historinë shqiptare, si politikani i parë shqiptar në këto 30 vite, që i tregoi vendin ish-kryeministrit Sali Berishës, duke e poshtëruar dhe hedhur në “koshin e plehrave”.

Ky i fundit qysh prej nisjes së angazhimit të tij në fund të viteve ’80 si pjesë e pandarë e politikës në vend, duke i provuar të gjitha pozicionet politike e shtetare, iu ka rezistuar politikanëve “të peshës së rëndë”, si Fatos Nano, Ilir Meta, Pandeli Majko, apo edhe Edi Rama. Sali Berisha është njeriu që i ka mbijetuar skandaleve të panumërta, para se të “gozhdohej” në një pozitë që nuk ka qenë kurrë më parë nga vetë Lulzim Basha, politikani që mendonin të gjithë se ishte kukull e Sali Berishës, por që në fund vërtetoi të kundërtën.

Le të shohim faktet që gazeta ka evidentuar në vite dhe që po i sjelle sot speciale për lexuesin. Aktiviteti i Berishës në politikë, nisi me krijimin e Partisë Demokratike, forca e parë opozitare e dalë nga protestat studentore për rrëzimin e diktaturës në 1990, por që përfundoi me një fund të hidhur, pasi Basha mori vendimin që Berisha nuk e shihte as në ëndrra, duke e përjashtuar nga partia që ai vetë krijoi. Basha e argumentoi këtë vendim se ishte i detyruar ta bëjë një veprim të tillë për të shpëtuar PD nga izolimi, por dhe Berishën e familjen e tij, pa specifikuar nëse bëhej fjalë për një dosje të rëndë që mund ta dërgojë në burg për abuzim me pushtetin apo elementë të tjerë më të rëndë ish-kryeministrin.

Xhindoset Berisha

Por lëvizja e Bashës, duket se “çmendi” ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi ky i fundit organizoi më 8 janar të vitit 2012 militantë dhe i ndërsye duke sulmuar e marrë me dhunë selinë e Partisë Demokratike. Edhe njëherë në atë ditë të zymtë për demokratët dhe pluralizmin, Basha tregoi forcën e tij, ndryshe nga shumë politikanë të tjerë, duke mos e lejuar këtë gjë të ndodhte , duke i nxjerrë në pah edhe njëherë “fytyrën e vërtetë” të Sali Berishës. Vulën i vuri dhe dorëheqja e papritur e Lulzim Bashës në mars, vendimi ky që zuri në befasi Berishën. Ishte lideri historik që i kërkoi vazhdimisht të largohej nga PD pasi e përjashtoi nga Grupi Parlamentar, por Basha nuk e bëri një gjë të tillë. Largimi i tij erdhi pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Mars. Kjo dorëheqje nuk konsiderohet si fitore e Berishës, pasi Basha e ka vënë në një pozicion edhe më të vështirë, në luftën me amerikanët. Ai i la Sali Berishës më në fund kauzën e tij reale, bashkimi i demokratëve për luftën e tij personale kundër SHBA.

SHBA mbështetje të hapur Bashës

Mirëpo pas fuqisë së Lulzim Bashës në luftën e fortë kundër Sali Berishës qëndruan Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, por edhe funksionarë të lartë të Departamentit të Shtetit u investuan hapur për ta paraqitur Bashën si preferencë e tyre. Por mbështetja e Bashës nga SHBA, nisi që në vitin 2011. Aleksandër Arvizu, në atë kohë ambasador i SHBA në Tiranë, nisi të intensifikonte takimet me Lulzim Bashën, duke shmangur Sali Berishën.

Në shkurt të vitin 2012, Arvizu i siguroi disa takime Lulzim Bashës në SHBA si kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke e cilësuar një yll në ngritje në politikën shqiptare. Në vitin 2013, pas largimit të Sali Berishës nga pushteti, Arvizu e konsideroi rrëzimin e Berishës nga pushteti po aq të rëndësishëm sa rrëzimi i Ramiz Alisë në vitin 1992. Betejën e Arvizu, për të ndarë Berishën nga Basha dhe PD-ja e vijoi pasardhësi i tij, Donald Lu. I gjithë investimi amerikan tek Lulzim Basha, bëri që Basha të fundoste për herë të parë Sali Berishën. Vendimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të përjashtuar Sali Berishën nga kjo parti, u cilësua nga Shtetet e Bashkuara si i guximshëm dhe që meritonte respekt. Ambasada amerikane u shpreh pas lëvizjes së Bashës, se PD-ja ka marrë vendim për ta çuar Shqipërinë përpara.

Berishës nuk “i hyri gjemb në këmbë” në 30 vjet

Megjithatë vendosmëria dhe strategjia e Lulzim Bashës, për të poshtëruar dhe “goditur” poshtë brezit, Sali Berishën duket se do të jetë kryefjala e ditës për brezat dhe politikanët. Kjo pasi Basha i bëri Berishës, atë që politikanë të peshës së rëndë, si Edi Rama, Ilir Meta apo Fatos Nano nuk ja dolën t’i t’ia bënin atij në 30-vjet politikë. Berisha, politikani më dominues në Shqipëri për gati tre dekada, i mbijetoi skandaleve të shumta gjatë tre mandateve qeverisëse të tij, një herë si president dhe një herë si kryeministër, duke dalë i larë në të gjitha rastet. Ai për vite me radhë ishte i humbur në papërgjegjshmërinë morale e institucionale për trazirat e 97-ës, por askush nuk e dënoi.

Edhe vetë ish-kryeministri Fatos Nano doli i humbur përballë Sali Berishës, duke e pranuar pak kohë më parë në një intervistë, se ish-lideri historik i PD-së i mori vitet më të mira të jetës. “Berisha mund të thotë shumë gjëra, përfshirë edhe 21 janarin, por unë kam të dhëna të kohës, me të dhëna nga njerëz dëshmitarë në zyrën e tij, kur ai është marrë vetë me mbajtjen time në burg. Dhe me burgosjen e liderit të opozitës, ai u kthye në kafshë politike”, është shprehur Nano. I vetmi që disi e “goditi” Sali Berishën ishte Ilir Meta. Protestat në vitin 2000, sollën arrestimin e Berishës nga policia dhe pas këtij skenari fshihej kryeministri i asaj kohe, Ilir Meta. Por arrestimi i tij zgjati vetëm 24 orë.

Ja disa nga skandalet e kreut të “Foltores”

Sidoqoftë, teksa kthehemi pas në kohë, theksojmë se mandati i parë qeverisës i Berishës u njollos nga një shpërthim i fuqishëm në ndërmarrjen e demontimit të armëve në Gërdec, në mars të vitit 2008. 26 persona humbën jetën. Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dha dorëheqjen, ndërsa pati akuza edhe për familjarët e kryeministrit Sali Berisha, si të implikuar në afera korruptive, por sërish Berisha doli sërish pa u lagur. Ngjarja që të gjithë menduan se Berisha do të shkonte në burg ishte 21-janari, me vrasjen e 4 protestuesve përpara Kryeministrisë. Deklaratat e kryeministrit Rama se kur të vinte në pushtet do e çonte në burg Berishën i bënë njerëzit që të besonin se për të ishte fundi. Koha tregoi se as kryeministri Rama nuk ia doli të rrëzonte Sali Berishën, ndryshe nga Lulzim Basha që ka shkaktuar për herë të parë në këto 30 vite nisjen dhe fundin politik të ish-liderit historik të PD-së, tanimë drejtuesi i një fraksioni ilegal me emrin “Foltore” dhe i shpallur “non grata” nga aleatët strategjik të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. /Rigels Seliman