osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kujdes/ Ujësjellësi Tiranës jep alarmin për autobotet, uji i tyre i patrajtuar dhe kontrolluar

Kujdes/ Ujësjellësi Tiranës jep alarmin për autobotet, uji i tyre i patrajtuar dhe kontrolluar

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë ka dhënë alarmin për ujin që shpërndahet me auto-botë në kryeqytet, duke thënë se është i patrajtuar.

Nga një aksion i UKT për kontrollin e botëve të ujit, ka rezultuar se kushtet higjienike të këtyre auto-botëve nuk kontrollohen nga asnjë institucion i specializuar, pasi asnjë subjekt privat nuk ka licencë për të shitur ujë me shumicë në treg.

Gjatë aksionit 24-orësh, UKT konstatoi 2 pika mbushje përgjatë tubacionit kryesor, pozicionuar thellë në pyll, duke shoqëruar 5 drejtues auto-botësh, të cilët nuk kishin leje dhe licencë për tregtimin e ujit.

Prej ditësh UKT me mbështetjen e Policisë së Shtetit, ka nisur një aksion kontrollesh mbi botet e ujit që qarkullojnë në Tiranë. Pas vëzhgimeve të kryera në zonën e Lanabregasit, ku edhe dyshohej se kryhet mbushja e këtyre boteve, u zbuluan vendet ekzakte ku ndodh proçesi i mbushjes së tyre. Në mënyrë të paligjshme këta tregtues ndërhyjnë në linja kryesore të transmetimit të ujit. Përmes këtyre linjave uji drejtohet për në depot e ujësjellësit të Tiranës për tu trajtuar sipas të gjitha parametrave dhe specifikave të përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 379 dt.25.05.2016. Pra, uji i vjedhur duke dëmtuar këto linja, është ende i patrajtuar.

Për më tepër kushtet higjenike të këtyre auto-boteve nuk kontrollohen nga asnjë institucion i specializuar për këtë proçes, duke qënë se asnjë subjekt privat nuk ka liçensë për të shitur ujë me shumicë në treg.

Gjatë aksionit i cili vijon 24 orë pa ndalesë, janë konstatuar 2 pika mbushje përgjatë tubacionit kryesor, pozicionuar thellë në pyll, si dhe janë shoqëruar 5 drejtues auto-botesh të cilët nuk ishin të pajisur me leje dhe liçensa për tregtim uji me shumicë.

UKT i bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, duke mos blerë nga subjekte të paliçensuara të cilët tregtojnë ujë të patrajtuar dhe jashtë standartit!