Ujëvara e Niagarës ka marrë një transformim aq sa të bukur por edhe të frikshëm pas temperaturave nën zero që kanë mbërthyer SHBA-në.
Metro Uk shkruan se ujëvara e famshme që shtrihet në kufirin midis SHBA-së dhe Kanadasë është pothuajse e ngrirë.
Sipas Parkut Shtetëror të Niagara Falls në New York, uji rrjedh poshtë ujëvarës me shpejtësi 9.7 metra në sekondë. Duke qenë se nga ujëvara rrjedh më shumë se 3,160 ton ujë është shumë e vështirë që kjo sasi të ngrijë por pamjet janë vërtet alarmante.
Autoritetet amerikane thonë se ujëvara e ka arritur pikën e ngrirjes vetëm pesë herë në histori.