Themis Anastesiadhis është gazetari i të përditshmes greke “Protothema”, gazetë në të cilën ka botuar një shkrim me qëndrime raciste ndaj shqiptarëve.
Në shkrimin e tij, gazetari i ka etiketuar shqiptarët si “kafshë”.
Anastesiadhis shkruan:
Ata janë kafshë që erdhën në Greqi në gjendje kafshërore dhe ne i bëmë njerëz”.
Gazetari grek shton se grekët e kanë vetë fajin që i bënë njerëz shqiptarët.
Komiteti i Helsinkit në Greqi ka reaguar menjëherë pas këtij shkrimi.
Për deklaratën e gazetarit grek me qëndrime raciste ndaj popullit shqiptar, Komiteti i Helsinkit në shtetin fqinj ka denoncuar gazetën “Protothema”.
Ky shkrim me përmbajtje paragjykuese është denoncuar në departamentin kundër dhunës raciste pasi konsiderohet si shkelje ligjore.