Rreth 500-600 metra ne jugperendim te Ardenices, mbi nje koder me fushepamje te plote veri-jug e bregdet, del uje i ngrohte e pak i kripur.
Është ujë shërues. Del nga nje pus artesian mbi 100 metra i thelle, shpuar nga gjeologet ne vitet 70-te.
Vërtet naftë nuk nxorren, por uji qe nxori ai pus, ishte me aq vlere sa asgje tjeter nuk do te grumbullonte ne ate vend aq shume te semure nga e gjithe Shqiperia. Lajmetaret e pare ishin naftetaret, kur pane t’iu perthahen e sherohen te gervishurat e duarve e tere lekures, pas larjes disa here me ujin e posit te ri. Naftetaret shkonin ne shtepi dhe rrefenin per çudirat e ketij uji. Dhe bindja e çudia, halli e kureshtja, semundja dhe shpresa, ngriten mijera njerez dhe i ngjiten ketu, ne kodrat e bukura te Ardenices.
Per muaj me rradhe treni i linjes Tirane-Fier, thuajse boshatisej ne stacionin e Libofshes. Qindra njerez ngjitnin kodren, duke krijuar nje varg te pashkeputur deri siper te pusi. Te tjere ngjiteshin nga Kolonja, duke ecur ne kembe e ne te perpjete. Per te semuret e pafuqishem ose per ta vazhduar ‘’mjekimin’’ ne shtepi, ngarkoheshin me shishe e bidona te mbushura me uje.
E tere kjo dyndje terhoqi vemendjen e mjekesise se kohes, e cila ne disa raste dha mendime kontrakditore. Kesisoj, uji i Ardenices u kthye ne teme diskutimesh, edhe shkencore, por per fat te keq nuk i shpetuan dot dritehijeve te kohes. Pati edhe ‘’shkencetare’’ qe stisen thashetheme, se turmat e te semureve mblidhen te ai pus jo nga efekti sherues i ujit, por nga iluzioni i shenjterise se manastirit te Shen Merise. Megjithate, dikush pa me tej tymnajes se propagandes dhe vendosi te merrej shkencerisht me kete ngjarje.
Nje mjek, e vezhgoi me syrin dhe perkushtimin e hulumtuesit ate cka ndodhte me turmat qe ngjiteshin atje. Hodhi ne leter sa pa e degjoi nga njerezit, qe flisnin per plage te sheruara dhe tregonin blanat e tyre ne trup e gjymtyre, si dhe per pushimin e dhimbjeve pasi kishin pire disa shishe radhazi nga ky uje.
Pas kesaj iu fut punes te vertetonte shkencerisht se cfare fshihte permbajtja, perberja dhe vetite e ketij uji; cilat ishin semundjet qe mund te sheronte, semundje te jashtme apo te brendshme.
Me nje pune te tille studimore u paraqit para nje komisioni ne Universitetin e Tiranes.
Por, perdorimi i ujit pa kontrollin dhe porosite e mjekut, sigurisht qe krijuan edhe ndonje problem. Autoritetet lokale u gjenden perballe trysnise se turmave, si dhe alternatives: ta benin per te qene, duke e vene ne kontrollin e Shendetesise, apo.. Kuptohet, gjendet me shpejt zgjidhja qe kushton me pak. Dhe u gjend.
Nje repart ushtarak, ishte fare prane pusit. Me leje dhe pa leje, me shkak e pa shkak, ushtaret dilnin nga reparti dhe laheshin e baltoseshin ne ujin e ngrohte te pusit. Keto dhe te tjerat sa u thane per kunder vlerave te ketij uji, nxiten komandatet te urdherojne: – Te mbyllet pusi..!! Eshte zone ushtarake dhe po na nxjerr repartin nga gadishmeria. U gjend nje shtylle telefoni me permasat e pusit, si dhe disa ushtare te shendetshem te cilet e futen shtyllen duke e rrahur me varre.
Po pusi sot ? Pas kaq vjetesh; nje rrekez uji ngjyre kafe e hapur, paksa e vaket, mezi del nga te carat e shtylles-tape dhe varet tatepjete rrepires drejt perendimit, sit e vrapoje per te stergjyshi i vet, ne detin perballe.
Marre nga monografia ”Rrefimet e Ardenices”, e autorit Naun Kule / info.shqip