osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

DASH publikon listën e “kampionëve” të luftës kundër korrupsionit për vitin 2022: Një të vetëm që ka Shqipëria deputetët e Ramës e “hodhën” në rrugë!

DASH publikon listën e “kampionëve” të luftës kundër korrupsionit për vitin 2022: Një të vetëm që ka Shqipëria deputetët e Ramës e “hodhën” në rrugë!

Pas ish-kreut të Emërimeve në Drejtësi, gjyqtarit të njohur Ardian Dvorani, që ishte kryefjala e vitit 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit përzgjodhi dje 8 persona të tjerë si kampionë të luftës ndaj korrupsionit në vendet e tyre. Janë të gjithë njerëz që janë impenjuar me hetime dhe zbulime të korrupsionit në vendet nga ata vijnë.

Një pjesë e tyre janë larguar nga detyra. Të tjerët vazhdojnë punën dhe për këtë kanë marrë edhe vlerësimet. Lajmin e ka ndarë dje në rrjetet sociale ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e cila mes të tjerash ripërsëritivendosmërinë e Uashingtonit për të mbështetur institucionet dhe mediat nëbetejën në tyre kundër korrupsionit në gjithë botën, për shkak se sipas selisë diplomatike, ky fenomen ështëshqetësues dhe kërcënon sigurinë e madje ekonominë e çdo vendi në planet.

“Kampionët kundër Korrupsionit të Departamentit të Shtetit të SHBA për 2022: Korrupsioni dobëson ekonomitë dhe gërryen besimin e publikut. Njihuni me disa nga burrat dhe gratë e guximshëm që trajtojnë çështjet e korrupsionit në vendet e tyre. Zbuloni se si tetë fituesit e Çmimit të Kampionëve të Anti-Korrupsionit të Departamentit të Shtetit të SHBA për vitin 2022 mbështesin qeveri të hapura dhe të përgjegjshme, të nevojshme për një demokraci të shëndetshme”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.

Reagon presidenti Biden

Ndërkohë gazeta “SOT” ka siguruar edhe artikullin e plotë të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili mes të tjerash citon edhe presidentin amerikan, Joe Biden, që flet për betejën kundër korrupsionit dhe vendimit të marrë prej administratës së tij pak kohë më parë, e cila i shpalli luftë këtij fenomeni.

“Korrupsioni minon institucionet demokratike , zbrazë ekonomitë dhe gërryen besimin e publikut. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan tha në Konferencën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit më 6 dhjetor në Uashington se kostot e korrupsionit kalojnë kufijtë dhe ndikojnë në shëndetin dhe të drejtat e njeriut, sigurinë dhe prosperitetin.

Presidenti Biden e ka bërë luftën kundër korrupsionit një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA. Për të trajtuar problemin, Shtetet e Bashkuara bashkëpunojnë me vende të tjera, zbatojnë standardet ndërkombëtare dhe mbështesin luftëtarët e korrupsionit në mbarë botën”, thuhet në artikull.

Sekretari Blinken vlerëson 8 “kampionët”

Më tej në artikull flitet me superlativa për 8 kampionët e luftës ndaj korrupsionit. Sipas artikullit tëshpërndarë nga ambasada e SHBA në Tiranë, personazhet e nominuar kanë dhënë kontribut të vyer në këtë betejë të pashoq sa i takon armikut me emrin “korrupsion”. “Luftëtarët e korrupsionit kanë ekspozuar vjedhjen e fondeve të ndihmës për COVID-19, kanë ndaluar minierat ilegale në Amazonë dhe kanë ndërtuar një bazë të dhënash që nxjerr në pah konfliktet e interesit të zyrtarëve publikë.

Kjo është mënyra se si disa nga tetë fituesit e Çmimit të Kampionëve Anti-Korrupsion të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2022 po mbështesin një qeveri të hapur dhe të përgjegjshme të nevojshme për demokracinë”, theksohet në artikull. Po ashtu, 8 kampionët e luftës kundër korrupsionit janë versura edhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, i cili ka folur edhe me superlativa për ta.

“Sekretari i Shtetit Antony Blinken vlerësoi fituesit për qasjet dhe këmbënguljen e tyre novatore, pavarësisht nga marrja në pyetje, ngacmimet dhe kërcënimet. Disa nga fituesit kanë parë shtëpitë e tyre të plaçkitura, të afërmit e tyre të frikësuar dhe kolegët e tyre të vrarë. “E gjithë kjo që unë e di se ka qenë brutale ndaj jush dhe familjeve tuaja,” tha Blinken gjatë një ceremonie të 9 dhjetorit në Uashington. Megjithatë, “ju keni refuzuar të hiqni dorë”. Duke vënë në dukje se shumë kontribute të fituesve përfshijnë dekada, ai shtoi: “Faleminderit, faleminderit, faleminderit, për guximin dhe për sakrificën tuaj”, thuhet në artikull.

Bangladesh dhe Serbi

Departamenti i Shtetit nisi Çmimet e Kampionëve Anti-Korrupsion në vitin 2021 dhe tani ka nderuar gjithsej 32 luftëtarë të korrupsionit në mbarë botën. Tetë fituesit e rinj të këtij viti janë gazetarë, aktivistë dhe zyrtarë publikë të cilët hedhin “një dritë të ndritshme se si ryshfeti minon aftësinë e qeverive për të përmbushur nevojat më themelore të njerëzve në kohë krize,” tha Blinken.

Në Bangladesh, reporterja investigative Rozina Islam ekspozoi grabitjet e zyrtarëve të korruptuar të fondeve të ndihmës për COVID-19 që i lanë pajisjet mjekësore që shpëtonin jetë të papërdorura. Ajo ka vazhduar të bëjë presion për përgjegjësi pavarësisht kërcënimeve personale. Blinken gjithashtu thotë raporti i shpërndarë nga ambasada e SHBA, përgëzoi fituesit për përdorimin e tyre inovativ të teknologjisë. Gazetari Stevan Dojçinoviç themeloi Rrjetin e Raportimit të Krimit dhe Korrupsionit në Serbi, i cili ndërtoi një bazë të dhënash, duke i bërë të disponueshme publikisht pasuritë e zyrtarëve publikë dhe konfliktet e interesit.

Zimbave, Meksikë dhe Kolumbi

Ndërkohë në artikull përmendedhe puna e kampionëve të luftës ndaj korrupsionit tënominuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në shtete si Zimbave, Kolumbi apo Meksikë. Koalicioni i Janet Zhou në Zimbabve për Borxhin dhe Zhvillimin përdor mediat sociale, billbordet dhe muzikën për të mbledhur mbështetjen e publikut për thirrjet e tij për përgjigje në rastet e korrupsionit.

Gazetari investigativ Antonio Cervantes Garcia, i revistës ZETA në Meksikë, ka ekspozuar korrupsionin publik, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Hetimet e tij për një seri ekzekutimesh sollën një ndjenjë mbylljeje dhe drejtësie për familjet e viktimave.Gjatë karrierës së tij gjyqësore 40-vjeçare, hetimet e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë kolumbiane, Marco Antonio Rueda Soto, kanë çuar në dënimin e ish-zyrtarëve publikë të nivelit të lartë, përfshirë në Amazon, ku kufizimet e nxjerra në mënyrë të paligjshme lejuan shpyllëzimin dhe ndotjen e komuniteteve indigjene”, theksohet në artikull.

Irak, Madagaskar dhe Malajzi

Po ashtu, rol në luftën ndaj korrupsionit kanë edhe personazhe të vlerësua nga DASH për vitin 2023 në shtete si Iraku, Malajzia dhe Madagaskari. “Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Qendrore të Irakut, Qismah Salih Ali Mendeli ka rritur mbikëqyrjen e sistemeve financiare dhe bankare të vendit dhe ka ndihmuar në vendosjen e themelit të një sistemi ekonomik të bazuar në rregulla.

Si president i Institucionit Suprem të Auditimit të Madagaskarit, hetimet e Jean de Dieu Rakotondramihamina kanë zbuluar prova të mashtrimit, shpërdorimit dhe abuzimit.Cynthia Gabriel, e cila fitoi për ekspozimin e praktikave korruptive të prokurimit të qeverisë dhe shfrytëzimit mjedisor në Malajzi, tha se mbështetja e qeverisë amerikane për luftëtarët e korrupsionit forcon përpjekjet e tyre. “Faleminderit përsëri për këtë nder dhe për këtë njohje të jashtëzakonshme që do të nxisë punën tonë për anti-korrupsionin dhe të drejtat e njeriut”, tha ajo”, nënvizohet në artikullin e Departamentit Amerikan të Shtetit.