osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pse vriten minatorët? Ministra socialistë, opozitë ku jeni? Kur flet paraja, njerëzit heshtin!

Pse vriten minatorët? Ministra socialistë, opozitë ku jeni? Kur flet paraja, njerëzit heshtin!

Galeritë në minierën e Bulqizës dita-ditës po i marrin jetën shumë minatorëve që punojnë për të nxjerrë bukën e gojës. Në 6 muajt e fundit, në minierat e Bulqizës kane ndodhur aksidente thuajse çdo javë me një ritëm të paprecedente ndonjëhere me parë. Humbje jete, plagosje dhe asnjë reagim. Hesh opozita, hesht qeveria. Duke folur për fenomenin dhe kërkuar arsyet e këtij mosreagimi Klodian Tomorri shkruan: Kur flet paraja, njerëzit heshtin!

Postimi i plotë:

Miniera e vdekjes

Më kujtohen shumë mirë daljet publike të deputeteve socialiste kur ishin ne opozite, sa here që në minieren e Bulqizes ndodhte aksident. Me tone të ndjera për minatoret që humbnin jetën, por tonë zemerimi ndaj qeverise së Sali Berishes ata kërkonin drejtësi. Dhe bënin mirë.

Atëhere disa nga ata deputete i kam ndihmuar edhe vet me materiale dhe dokumenta që tregonin se si ishin favorizuar investitoret në kurriz të punonjesve. Se si bizneset që shfrytezonin minierat privatizonin fitimet e pasurise publike, por nuk respektonin planin e detyrueshem të investimeve as për minieren as për kushtet e sigurisë në pune.

Kohet ndryshuan për të gjithe, por në kahe të kundërta. Për deputetet socialist ndryshuan për mire. Ata u bënë ministra, shtine duart ne pasurite e vendit. Për minatoret, ndryshuan për keq.
Në 6 muajt e fundit, në minierat e Bulqizës kane ndodhur aksidente thuajse çdo javë me një ritëm të paprecedente ndonjëhere me parë. Por tonet e deputeteve socialiste, nuk jane me të ndjera dhe as te zemëruara. Ato jaëe bëre te heshtura. Deri diku kjo eshte e kuptueshme. Ky eshte ai rasti kur hesht njeriu, por flet paraja.

Ajo që nuk kuptoj dot është heshtja e opozitës. Pse nuk flet opozita? Jo me tone të ndjera dhe te zemëruara si socialistet dikur se ndoshta është shumë. Por të pakten të pyese. Pse vriten minatoret? Por me sa duket opozita nuk flet dot. Arsyen nuk e dimë, por nuk e kemi të veshtire ta marrim me mend. Kur flet paraja, njerezit heshtin.

John Adams dikur tha: Kur pushteti ekonomik perqendrohet në pak duar atëherë edhe pushteti politik shkon pikerisht tek ato duar.