Planeti Tokë jeton nga ligjet e gravitetit të zbuluara nga Isaac Newton. Por ka anomali gravitacionale në disa vende ku nuk mund të zbatohet ky ligj. Këto vende mbeten akoma misterioze dhe po kthehen në atraksione turistike për shkak të veçantisë . Ja disa prej tyre:
Ujëvara “e kundërt” në Angli
Kjo ujëvarë ndodhet jo larg Hayfield dhe uji shkon lart drejt qiellit, duke e bërë atë të duket më shumë si një shatërvan. Sekreti për ujëvarën e kundërt është në era e cila është aq e fortë sa e bënë rrjedhën e ujit që të shkojë sërish lartë. Ujëvara ka një lartësi prej 24 metrash.
Shtëpia e mistereve në Oregon, SHBA
Ekziston një kabinë e largët në një pyll të thellë të cilën amerikanët vendas e quajnë zonën “Tokë e Ndaluar”, i cili është një vend që duhet shmangur. Besohet se këtu ka një lloj fushë të forcës sferike, gjysma e së cilës është nën nivelin e tokës dhe tjetra sipër. Në këtë vend misterioz, topat rrokullisen në një sipërfaqe plotësisht të sheshtë dhe njerëzit mund të rrëzohen nëse nuk mbahen diku. Turistët madje kanë përdorur pajisje të posaçme për të matur pjerrësinë dhe këndin.
Rruga rrëzë malit të Aragats në Armeni
Në kufirin e Turqisë dhe Armenisë, ka një mal që ‘fryn mendjet e njerëzve’. Mijëra udhëtarët vijnë në këtë mal çdo vit në mënyrë që të dëshmojnë fenomenin e mahnitshëm të anti-gravitetit. Nëse fikni motorin e makinës tuaj në fund të malit, makina do të shkojë sipër vetë. Shumë njerëz që kanë qenë këtu pretendojnë se është më lehtë të ngjitesh sesa të zbresësh.
Diga Hoover në Nevada, SHBA
Kur ngjiteni në këtë digë e cila është e gjatë rreth220 metër mund të bëni një eksperiment të thjeshtë. Mundohuni të derdhni pak ujë nga një shishe. Lëngu nuk do të rrjedhë si zakonisht, por do të ngjitet lart! E njëjta gjë ndodh nëse përpiqeni të hidhni një objekt të lehtë nga e njëjta lartësi, do të ngjitet lartë për shkak të rrjedhës së fortë të ajrit.
Devils Tower, Wyoming, SHBA
Kulla e Djallit është një masiv shkëmbor i cili për shkak të pjerrët, është e pamundur të arrish në majën e saj dhe do të ishte edhe më e vështirë të kthehesh poshtë. Alpinistët thonë që edhe pse është vetëm 1,267 metra masivi është më i vështirë për tu ngjitur se dhe Everesti.
Rruga misterioze në Korenë e Jugut
Shishe bosh dhe kanaçe të mbetura në këtë rrugë në ishullin Jeju zakonisht rrokullisen përpjetë. Turistët e kanë provuar shumë herë. Autoritetet e kanë bërë shpejt këtë vend një atraksion turistik dhe madje kanë vendosur një pllakë afër që tregon se ku fillon anomalia gravitacionale.
Guri i artë në Myanmar
Ky shkëmb është i mbuluar me ar dhe duket sikur do të bjerë poshtë në çdo sekondë. Por në realitet, ka qenë vendosur në të njëjtin vend për 2.500 vjet. Sipas tregimit, guri mbahet nga flokët e Budës që janë brenda tij. Guri nuk është i fiksuar dhe çdokush mund ta zhvendosë atë, por as natyra nuk e ka hedhur ende poshtë. Thuhet se vetëm një grua mund të lëviz gurin. Prandaj për shkak të kësaj, gratë nuk lejohen të prekin gurin.
Guri i Davaskos në Argjentinë
Ky gur i madh ka humbur betejën e tij kundër gravitetit. Guri që peshon më shumë se 300 ton kishte qenë ulur në buzë të një shkëmbi masiv për disa mijëra vjet para se të ngjitej sipër. Më 29 shkurt 1912, guri Davasko ra poshtë. Ishte një tronditje e vërtetë për njerëzit vendas. Dhe 95 vjet më vonë, ata vendosën përsëri një kopje plastike të saj. Peshon vetëm 9 tonë dhe është fiksuar në shkëmb.