Një foto virale – urim për Krishtlindjen – qarkulloi në vigjilje të 25 dhjetorit në dhjetra adresa whatsapi të punonjësve të administratës shtetërore.
Foto-urimi flet vetë për mentalitetin e administratës shqiptare. Femrat dhe meshkujt kanë dërguar tek njëri-tjetri urimin kartolinë “Babagjyshi me dhurata dhe vajzat b..bukura”.
Nga një sondazh i bërë nga Prapaskena në dy ditët e fundit, pub-et e Tiranës u mbushën nga punonjëset e administratës, që silleshin si në foto, me thesin e dhuratave.
Rrugica e “Salës” dhe ish “Blloku” u tejmbushën me shfrenimin e administratës deri në orët e para të mengjesit të premten dhe të shtunën.
Një party me “pudër të bardhë” bënë pak metra larg “Nënës Shqipëri” edhe magjistratët që solli Reforma në Drejtësi.
Vajzat dhe gratë e administratës së lartë mbajnë rekord ballkanik për ndërhyrjet kirurgjikale në buzë, fytyrë, gjinj e masivisht në fundshpinë. Rrinë jo shumë larg edhe meshkujt.
Ku i gjen paratë për festa të shfrenuara me pluhur 100 $ grami, makina të bukura, operacione plastike administrata e shtetit?
Rekord për femra dhe gra të punuara nga kirurgu plastik e të mbushura me dhurata mban Banka e Shqipërisë, OSHEE, Ministria e Energjitikës dhe Ministria e Drejtësisë.
Miliona euro kanë harxhuar këto ditë “babagjyshët” e qeverisë për të mbajtur me dhurata dhe festa cilësore punonjëset e shtetit. Deri në fund të vitit, gara e shfrenuar me dhurata do vazhdojë. Një renditje me dhuratat e shtrenjta pritet të bëhet publike së shpejti…
PS. Gëzuar Krishtlindjen!