Dirk Nowitzki mori një dhuratë të madhe në mëngjesin e Krishtlindjeve kur Dallas Mavericks zbuloi një statujë të mrekullueshme të legjendarit gjerman, jashtë Qendrës American Airlines.
Presidenti i ekipit Mark Cuban, kishte premtuar se do të ngrinte një statujë në nder të Nowitzki-t kur skuadra tërhoqi fanellën me numër 41 të gjermanit më të suksesshëm të NBA, në fillim të këtij viti. Në këtë moment Cuban e përmbushi premtim e tij.
Statuja paraqet Nowitzki-n në goditjen e tij të spikatur ndër vite, ku me një këmbë gjuan topin e cila që e ndihmoi atë të bëhej një nga lojtarët më të mirë në historinë e NBA. Nowitzki kishte mesatarisht 20.7 pikë, 7.5 rikuperime topi dhe 2.4 asistime për ndeshje në karrierën e tij 21-vjeçare.