Pas pak ditësh futbolli italian u zhyt sërish në zi. Ish-mesfushori i Juventusit, Cagliarit dhe Perugias si dhe i kombëtares së Uruguait, Fabian O’Neill, është ndarë nga jeta në moshën 49 -vjeçare.
Një lajm që u bë i njohur në mediat italiane pak më parë dhe ndërsa më herët u riprodhua lajmi se ai ndodhet i shtruar në reanimacion të spitalit në gjendje shumë kritike.
O’Neill kishte probleme të rënda shëndetësore të shkaktuara nga varësia e tij ndaj alkoolit, ndërsa vitet e fundit ai ishte i papunë, duke humbur të gjitha paratë që kishte fituar nga futbolli.
Madje, pas përfundimit të karrierës së tij ai ishte i varur nga bixhozi dhe alkooli, ndërsa çdo herë kapej në kamera me shumë femra të ndryshme.
Ditët e fundit ka pasur një trishtim të fortë në Itali, fillimisht me humbjen e Sinisha Mihajlovic dhe tani me atë të O’Neill, ndërsa Gianluca Vialli po bën një betejë të gjatë me kancerin në një spital të Londrës.