Ka ndërruar jetë në moshë 65-vjeçare ish- ministri i Jashtëm në qeveritë e Berlusconit, Franco Frattini.
Frattini ishte i shtruar në spitalin Gemelli në Romë, pasi po trajtohet për problemet shëndetësore dhe nuk ka mundur të ia dalë.
Lajm i zi trishton politikën! Ish-ministri i Jashtëm ndahet nga jeta
“Lamtumirë Franco. Ti na lë në natën më të veçantë dhe të jashtëzakonshme të vitit, ndoshta sepse ke qenë gjithmonë një person i veçantë dhe i jashtëzakonshëm”, ka shkruar në rrjete sociale ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto.
Frattini nga 14 janari ishte kryetar i Këshillit të Shtetit.