Skandalin i tenderit të byzylykëve elektronikë, tashmë tentuar të mbyllej për tu harruar. Prokurori Ndini Tavani, sot një nga prokurorët e Taskë Forcës, i emëruar nga Arta Marku, për habin tonë e ka pezulluar dosjen, duke pretenduar se nuk plotësonte element të veprës penale.
Natyrisht, ky ishte një nder që Ndini i Tavanit i bënte , Ylli Manjanit dhe Petrit Vasilit, si të akuzuar për këtë aferë korruptive, prej 2 milion eurosh vetëm në tenderim. Por ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deklaroi se Ministria e Drejtësisë e ka ankimuar vendimin, pasi ka bindje për ekzistencën e provave. Dhe Gjykata e urdhëroi prokurorinë e Tiranës për të filluar sërish hetimet. Tashmë pritet të kopsitet dosja.
Skandali, me tenderin e byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike të të dënuarve, u denoncua nga ish-ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi. Për blerjene këtyre paisjeve janë realizuar tre tendera dhe përfundim ishte blerje çmim të lartë dhe paisjet jashtë funksionit, që realisht nuk duhet të kushtonin asnjë dollarë. Eshtë për tu habitur, se si mundi Manjani me Vasilin të vidhnin parat e shtetit, pa patur frikë, të paktën Ylli që është edhe jurist?!
Ja tre tenderimet skandaloze për të njëjtin numur byzylykësh 300 copë
Tenderi i parë në 2012- 280 mln lekë, kompani izraelite
Tenderi i dytë në 2014- 600 mln lekë, kompani italiane
Tenderi i tretë- 2,4 miliardë lekë, një çmenduri me rritjen e çmimit 6 herë, një produkt i ofrua nga një kompani shqiptare, me ish-administrator, specialistin e videos së përgjimit Meta Prifti, Ermal Beqiri.
Të dy ministrat e LSI, janë të përfshirë në një proces vjedhjeje të parave të shtetit, ku më evidenti janë abuzimet me 2 milionë eurot e dhëna për byzylykët elektronike, apo siç etiketohet tashmë “skandali i byzylykëve”.
Por për opinioni publik atë që paguan dhe i vidhen parat , taksapaguesin shqiptar nuk ka asnjë informacin se çfarë po bëhet. Ne e morëm indicien për ta kujtuar, rastin e këtij skandali, kur gjykata dha masën e arresti shtëpiak për ish Ministrin e Brëndshëm Tahiri dhe ai vazhdonte te ruhej e survejohej nga policia. Përse nuk ishte vendosur paisja zotit Tahiri!
Kur nuk i vendoset një personi me reputacionin e tij, kujt do t’i vendosen?!
Ku jan 300 byzylykë, sepse sipas shërbimit të provës edhe njëherë që i’ua vendosën tre të dënuarve me arrest shtëpie, ata i nxorrën jashtë funksionit?!
Përse u blen paisje nga një kompani shqiptare e dyshimtë, me një çmim 6 herë më të lartë se kompania izraelite?
Kush mban përgjegjësi për këto paisje difektoze, pa vlerë që kanë kushtuar 2 milion euro. A do jap llogari grupi Vasil, Manjani, dhe ylberi i Metës Ermal Beqja?! Sipas informacioneve kofidenciale nga shërbimi i provës, këto paisje pothuajse janë totalisht jashtë funksionit, disa nuk u punon mbyllja, disave nuk u përshtatet karta. Drejtësia e peshqve të mëdhe vlen edhe për 2 milion euro/Ekskluzive.al