Teksa punimet në terren për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar kanë filluar, një ditë më parë në sistemin e Agjencisë ë Prokurimit Publik u njoftua edhe lidhja e kontratës për ndërtimin-faza e parë.
Konkretisht sipas formularit të nënshkrimit të kontratës të publikuar në faqen e APP nga ana e Bashkisë së Tiranës, kompania AGI-Kons që është edhe fituese e garës do të përfitojë rreth 19 milionë euro. Shuma përfshin totalin e kontratës ku fondi limit ka prej mbi 1.8 miliardë lekë ka të shtuar edhe tatimin mbi vlerën e shtuar duke arritur në 2.2 miliardë lekë.
Nga ana tjetër kontrata me objekt “Mbikëqyrja e punimeve për objektin “Godina e Teatrit Tiranë – Faza 1” u fitua nga kompania INFRATECH dhe njoftimi i lidhjes së kontratës të enjten e kësaj jave bënte me dije se vlera totale më gjithë TVSH është 20 milionë lekë apo mbi 173 mijë euro. Të mërkurën e kësaj jave u njoftua edhe nisja zyrtare e punimeve për Teatrin e ri Kombëtar.