osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Alqi Bllakon dhe 19 të pandehur të tjerë, ish-zyrtarët akuzohen për pastrim parash dhe korrupsion: GJKKO vendos në “sekuestro preventive” pronat e tyre

Alqi Bllakon dhe 19 të pandehur të tjerë, ish-zyrtarët akuzohen për pastrim parash dhe korrupsion: GJKKO vendos në “sekuestro preventive” pronat e tyre

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbylli dje hetimet për aferën korruptive me inceneratorin e Fierit. Në përfundim të procesit të gjatë hetimor, grupi i prokurorëve të çështjes së kontratës për ndërtimin dhe administrimin e djegësi të Fierit me vlerë rreth 33 milionë euro (saktësisht 32.831.440, 85 euro) vendosi që të gjykohen si të pandehur ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socialist dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, biznesmeni Klodian Zoto së bashku me 18 zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, bashkisë së Fierit me administratorë dhe përfaqësues ligjore të kompanive të përfshira në këtë aferë. SPAK ka konstatuar 8 shkelje të kryera nga personat në fjalë duke shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit me vlerë rreth 60 milionë lekë (saktësisht 59.915.020 lekë nga shmangia e tatimeve).

Ndaj tyre rëndojnë akuzat nga shpërdorimi i detyrës deri te krijimi i skemave të mashtrimit me qëllim përfitimi financiar. Gjithashtu është vendosur sekuestroja preventive për të gjitha kompanitë e përfshira në këtë aferë korruptive si dhe për pasuritë në pronësi të Lefter Kokës dhe babait të Alqi Bllakos, Edmond Bllakos. Kjo është faza e dytë e goditjes së aferës së inceneratorëve pasi javën e kaluar u mbyllën hetimet dhe për inceneratorin e Elbasanit.

19 të pandehurit e tjerë dhe funksionet e tyre

Pëllumb Abeshi (ish-Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Politikave të Mjedisit dhe Jetësimit të Prioriteteve në Ministrinë e Mjedisit dhe ish-kryetar i Komisionit të Shpronësimit), Sabina Cenameri (specialiste në Drejtorinë e Mjedisit), Florjan Muçaj (Administrator i Përgjithshëm i Bashkisë Fier), Azem Shatëri (drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit në Bashkinë Fier), Erjon Murataj (specialist te Agjencia e Trajtimit të Konçesioneve), Etleva Kondi (ish-anëtare e Komisionit për miratimin e licencave të inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë), Arben Dervishaj (zv/president i FSHF, biznesmen, supervizor i punimeve për ndërtimin dhe punën e djegësit të Fierit), Klodian Zoto (aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare përfituese të Inceneratorit të Fierit, “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, sh.p.k), Arenc Myrtezani dhe Loran Dusha (administratorë të “Integrated Technology Waste Treatment”), Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra (administratorë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV), Arbër Denizi (administrator i “Pivot 04”), Silvestër Driza (administrator i “Sili”), Juri Ymeraj (administrator i “J.P.Y” sh.p.k.), Regan Merdani (administrator i “Froggy” sh.p.k. dhe përfaqësues ligjor i “Pupa Services” sh.p.k), Robert Shabani (përfaqësues ligjor i “Froggy sh.p.k dhe administrator i “R.S.I&T Group”sh.p.k), Enver Sheshi (administrator i “Leli-17”sh.p.k) dhe Gentian Zifla (administrator i “Itneg”sh.p.k).

Koka, Bllako dhe Abeshi falsifikuan 111.564 m2 arë, dëm rreth 16 mln lekë

Fillimisht, ish-ministri Koka së bashku me ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedit Alqi Bllako dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi ka falsifikuar dokumentet për shpronësimin e 111.564 m2 tokë ku do të ndërtohej si objekt inceneratori i Fierit. Shkelja qëndron se sipërfaqja në fjalë është paraqitur në dokumente si “tokë truall”, kur në fakt rezulton “tokë arë”. Shpronësimi ka kushtuar rreth 46 milionë lekë (saktësisht 46.299.060 lekë) dhe për rrjedhojë dëmi financiar shkaktuar shtetit është afro 16 milionë lekë (saktësisht 16.288.344 lekë).

Blerje fiktive 146 mln lekë që iu dhanë si ryshfet Kokës, përdori familjen e tij

Kompanitë “Integrated Technology Waste Treatment Energy” sh.p.k., (shoqëria që ka përfituar koncesionin) dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. kanë pranuar fatura tatimore shitjeje dhe kanë paguar fatura financiare për disa shoqëri për punë që nuk janë kryer. Në librin e e blerjeve është vendosur vlera 146.083.071 lekë. Këto para i janë dhënë Lefter Kokës nga Klodian Zoto, Arenc Myrtezani dhe Loran Dusha për t’u favorizuar në tenderin e djegësit të Fierit. Sipas SPAK, Zoto, Myrtezani dhe Dusha kanë krijuar e përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme dhe transfertave të tyre. Nga ana tjetër, ish-ministri krijoi skema fiktive për të qarkulluar shumën në fjalë në mënyrë të tërthorë nëpërmjet familjarëve të tij duke hapur kompani në emër të tyre.

Alqi Bllako mori rreth 15 mln lekë nëpërmjet babait që paguhej 6 mijë euro në muaj

Ish-sekretari i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako ka marrë në mënyrë të padrejtë 14.964.900 lekë, që iu kaluan babait të tij Edmond Bllako. Ky i fundit ishte regjistruar si “Drejtor Kantieri” tek shoqëria koncesionare e ndërtimit të Inceneratorit të Tiranës. Edmond Bllako është paguar 6 mijë euro në muaj.

Punime të pakryera 4 mln euro, Dervishi bëri supervizimin, Zoto i mori në fund

Autoriteti Kontraktor ka paguar kompaninë e Zotos me 4.202.967.084 lekë deri në 30 qershor 2022. Zoto dhe Myrtezani kanë paraqitur situacione me vlerë 4 mln euro për shërbime që s’janë kryer. Supervizori dhe zv/presidenti i FSHF, Arben Dervishaj ia ka dërguar Autoritetit kontraktor vlerësimet e punimeve të kryera në kompaninë e Zotos me vlerë 4 mln euro.

Zoto pagoi udhëtimet me avion, hotelin dhe ndeshjen për 3 persona

Inkriminimi i zyrtarëve të shtetit dhe supervizorit Dervishaj është thelluar edhe më shumë pasi, Alqi Bllako, zv/presidenti i FSHF dhe Etleva Kondi, kanë marrë përfitime të parregullta nga biznesmeni i shpallur në kërkim Klodian Zoto për udhëtime private jashtë shtetit, bileta avioni, qëndrim në hotel dhe biletë ndeshjeje futbolli në një stadium në Itali.

Shkelja e fundit, skemë mashtrimi 359 mln lekë, dëm ekonomik tatimor 60 mln lekë

“Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, ka realizuar blerje fiktive nga shoqëritë “Best Services” sh.p.k, “Froggy”sh.p.k, “Frogy 03” sh.p.k, “Itneg”sh.p.k, “Leli-17”sh.p.k, “Pupa Services” sh.p.k,“R.B-General Servis”sh.p.k, dhe “R.S.I&T Group”sh.p.k, në vlerën totale 359.490.120 lekë. Nga hetimi ka rezultuar se nga kreditimi i TVSH-së, nëpërmjet faturimeve fiktive, është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit me vlerë 59.915.020 lekë.

Pasuritë e sekuestruara

Duke i konsideruar disa pasuri të krijuara nga skema korruptive e inceneratorit të Fierit, SPAK-u vendosi nën sekuestro preventime kompanitë “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, “Integrated Technology Services”, pasuritë e Lefter Kokës me vlerë 146.083.071 lekë për 3 sipërfaqe në një pistë në det (1140 m2, 789 m2 dhe 789 m2) si dhe 1 apartament në pronësi të Edmon Bllakos, babait të Alqi Bllakos, me sipërfaqe 99.48 m2 dhe vlerë 144.246 euro.