Kryeministri i vendit Edi Rama ka vendosur të provojë veten e tij edhe në muzikë. Siç duket zoti Rama ka një moment alegrie apo entuziasmi se si po ndryshon vendi dhe si po i ecin punët qeverisë se të gjitha hallet e shqiptarëve nuk zgjidhen dhe kjo ishte e fundit për t’u bërë.
Në një video që ka publikuar vetë në profilin e tij në rrjetin social “Tik Tok”, kryeministri Rama shihet se këndon “Bela Ciao”, një prej hiteve të rikthyera përmes filmit “La casa de papel”.
Rama shihet teksa këndon krah këngëtarit Andi Stafuka, të cilin e përqafon pas performancës.