osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ministri i Drejtësisë del me njoftimin e rëndësishëm: Çfarë po ndodh me informalitetin e tregut të pasurive të paluajtshme?!

Ministri i Drejtësisë del me njoftimin e rëndësishëm: Çfarë po ndodh me informalitetin e tregut të pasurive të paluajtshme?!

Qeveria shqiptare hedh hapin e parë në luftën ndaj informalitetit në tregun e pasurive të paluajtshme. Ministri i Drejtësisë certifikoi 200 agjentët e parë imobilarë, të cilët janë subjekt i ligjit të ndërmjetësuesit të pasurive të paluajtshme. Gjatë ceremonisë, Ministri Manja vuri në dukje se problem mbetet tregu online i pasurive të paluajtshme.

“Kjo pjesë e tregut, nuk mbetet e zhveshur nga ana ligjore. Nuk ka informacion të saktë se sa është influenca e dorës së krimit në tregun online të pasurive të paluajtshme. Duhet që dhe kjo pjesë e tregut të monitorohet.”- tha Manja.

Ministri Manja paralajmëroi se kush tejkalon kompetencat e profesionit të ndërmjetësuesit të pasurive të paluajtshme, do të përballet me pasojat ligjore.

“Kush ushtron këtë profesion, nuk do të mund të haj me dy apo më shumë lugë. Kush bënë sekserin do përballet me pasojat e ligjit. S’ka tolerime!”- u shpreh Manja.

996 persona kanë aplikuar në Ministrinë e Drejtësisë për të marrë certifikatën e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme. Rreth 300 kanë fituar të drejtën, pas kontrollit të pastërtisë së figurës dhe trajnimit, që do të jetë një proces në vazhdim. Pjesë e aplikuesve janë edhe 6 shtetas të huaj, tashmë në proces verifikimi, ndërsa 18 aplikantë s’kanë kaluar procesin e kontrollit dhe trajnimit.

Faza tjetër e procesit do të pasohet me inspektime nga Ministria e Drejtësisë për të mënjanuar konkurrencën e pandershme nga agjentë imobiliarë të cilët operojnë pa certifikatë dhe që nxisin evazionin fiskal apo pastrimin e parave. Rregullimi i tregut imobiliar vjen si kërkesë e Moneyval dhe për herë të parë Shqipëria nga janari 2022 ka një ligj që normon profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme.