Më datë 22 dhjetor pritet që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis të kthehet sërish në Shqipëri, për t’u ndalur në jug të vendit, kryesisht Himarë, Finiq dhe Dropull.
Mitsotakis do të mbërrijë në Himarë rreth orës 09:30 të mëngjesit të së enjtes. Sipas axhendës, do të ketë takime me qytetarët e minoritetit greke në këto zona si dhe vizita në shkollë dhe kishën e fshatit. Në disa prej këtyre takimeve Mitsotakis pritet të shoqërohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Mitsotakis e kishte planifikuar këtë vizitë që në datën 6 dhjetor, atëherë kur u mbajt edhe Samiti BE-Ballkani Perëndimor, por vizita u anulua.
Ajo që u bë publike përmes një njoftimi në Twitter të ambasadës greke bëhet me dije se vizita është shtyrë për shkak se fluturimi me helikopter nuk është i mundur për shkak të kushteve atmosferike. Kryetari i OMONIA-s, Fredi Bejleri e ka konsideruar zi një vizitë historike ardhjen e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në Himarë. Në një intervistë televizive, Bejleri tha se është hera e parë që një kryeministër grek viziton Himarës.
“Vjen për të vizituar bashkëbisedimet e vet, do urojmë njëri tjetrit për Krishtlindjet, do themi problematikat tonë, është vizitë historike për Himarën, se është hera e parë që një kryeministër e viziton Himarën. Vizita do të jetë një ditore. Nuk e di nëse do jetë Rama në Himarë apo jo, po të vijë është i mirëpritur do ishte i mirëpritur. Ne e mirëpresim Mitsotakis, e kishte bërë premtim para 2 vitesh, është një gjë e mirë”, deklaroi ai.
Ai është ndalur dhe ka treguar edhe për problematikët që has minoriteti grek në vendin tonë. “Problemi kryesor është problemi i pronës, u është marrë himarjotëve para shumë vitesh, dhe nuk është zgjidhur dhe qeveria ka një axhendë tjetër. Problemi tjetër që është zbatimi i ligjit për minoritet”, nënvizoi Bejleri. Ndërkohë, pritet të vijë në Tiranë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias. Ai do të zhvillojë një takim me homologen e tij, Olta Xhaçka.